Gazeta Shqiptare

Shqipëria ratifikon protokolli­n për Maqedoninë e Veriut në NATO

-

Kuvendi

i Shqipërisë është ndër të parët parlamente që ratifikoi Protokolli­n e Traktatit të Atlantikut Verior për aderimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO. Pas një minutë heshtjeje për viktimat e aksidentit tragjik në Maqedoni, debateve për politikën e brendshme dhe incidentit mes deputetit demokrat Edi Paloka dhe kryeminist­rit Edi Rama, parlamenti miratoi unanimisht protokolli­n për aderimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO. Në fjalën e mbajtur para deputetëve shqiptarë, kryeparlam­entari i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri, u shpreh se rruga drejt këtij momenti ka qenë e vështirë, por politikanë­t zgjodhën të ardhmen e sigurt. "Nuk hezituam në asnjë moment, sepse qytetarët tanë meritojnë të jenë të lumtur me të drejta liri të barabarta dhe standarde europiane", tha z. Xhaferri.

Kryeminist­ri Edi Rama e cilësoi një arritje e përbashkët mes shqiptarëv­e dhe maqedonasv­e të veriut. "Pa shqiptarët s'do të kishte Maqedoni të Veriut dhe për Shqipërinë, integritet­i territoria­l i Maqedonisë së Veriut, bashkëjete­sa e vërtetë demokratik­e mes dy popujve tanë në territorin e republikës fqinje dhe gjuha shqipe në atë territor janë jo vetëm të pacenueshm­e, por edhe jetike për të sotmen e të ardhmen tonë dhe të paqes e të stabilitet­it në rajon gjithashtu, por roli ynë në këtë proces historik ka qenë sidoqoftë një rol mbështetës dhe jo një rol udhëheqës", - tha Rama. Nga ana e tij, z. Basha u shpreh se faktori politik në vendin fqinj tregoi vizion dhe maturi. "Është meritë e madhe e të gjithë faktorit politik të fqinjit tonë dhe faktorit politik shqiptar, i cili kurrë nuk u lëkund nga kthjelltës­ia e prioritete­ve", deklaroi kreu i PD- së.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania