Gazeta Shqiptare

Lleshaj: Skenari i opozitës, njësoj me skenat e Gruevskit në 2017- ën

-

Ministri

i Brendshëm, Sandër Lleshaj, e krahasoi situatën e djeshme në Kuvend me atë të parlamenti­t të Maqedonisë në 2017- ën. Në një status në "Twitter", Lleshaj thotë se opozita bëri atë që ish- kryeminist­ri Gruevski bëri në Kuvendin e FYROM në prill të 2017- ës. "Përpjekja e sotme ishte shumë e ngjashme me ato skena që krijoi Gruevski në Kuvendin e FYROM në prill të 2017- ës, në bashkëpuni­m të ngushtë me kumbarët antiatlant­ikë nga Lindja. Maqedonia e Veriut në NATO është interes edhe i Shqipërisë. Përpjekja e opozitës për të njollosur solemnitet­in atlantik të një vendimi në Kuvend, është turp dhe dëshpërim. Asgjë nuk e ndalon vullnetin e njerëzve të lirë të Ballkanit për t'u bashkuar në NATO dhe BE. Urime për Maqedoninë e Veriut", deklaroi z. Lleshaj. Por deputeti demokrat Flamur Noka reagoi dje deklaratav­e të ministrit të Brendshëm, Sander Lleshaj, i cili i krahasoi aktet e opozitës si shumë të ngjashme me ato skena që krijoi Gruevski në Kuvendin maqedonas në prill të 2017. Sipas Nokës, Lleshaj po përdoret si manekin nga Rama, të cilit, siç tha Noka me ironi, Lleshaj i ka dhënë edhe ' pasword'- in e trurit. "Kur të emëruan, të shitën si pasardhës i Kadaresë ty z. Lleshaj, por shpejt të doli kallaji e dole pasardhës i Geron Xhafajt ' pasword'- in e ' Twiter'- it ia ke dhënë Ramës. Po na rezulton që je në rolin e manekinit dhe i kë dhënë dhe ' pasword'- in e trurit", - shprehet Noka në "Facebook".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania