Gazeta Shqiptare

Opozita protestë në Tiranë, Rama të shtunën në Vlorë

-

Teksa

të shtunën pritet të zhvillohet protesta e opozitës në Tiranë, kryeminist­ri Edi Rama duket se do të vijojë axhendën normale të takimet. Kreu i qeverisë do të jetë në Vlorë. Të paktën kështu bën me dije ish- ministri i Transporte­ve, Damian Gjiknuri, i cili shkruan se të shtunën bashkë me Ramën do të jetë në Vlorë, në kuadër të takimeve publike "Bashkia që duam". "Në kuadër të takimeve publike të turit ' Bashkia që duam', kryeminist­ri Edi Rama do të jetë të shtunën në qytetin e Vlorës. Vëmendja e shtuar e qeverisë për qarkun e Vlorës tashmë është e prekshme përmes investimev­e të kryera dhe projekteve të planifikua­ra. Ftoj të gjithë qytetarët të jenë në orën 10: 30 në sheshin e ' Flamurit'", shprehet z. Gjiknuri. Po ditën e shtunë në orën 11: 00 do të nisë protesta e opozitës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania