SHBA, thirrje opozitës: Protestë paqësore, refuzoni dhunën

Presidenti i PPE- së: Shqetësuese, gjendja e demokracisë në Shqipëri Soreca: Manifestim paqësor, jo dhunë më 16 shkurt

Gazeta Shqiptare - - Protesta -

Ndërkombëtarët ape luan dje për shmang ien e dhunës në protestën që organizon opozita me 16 shkurt kundër qeverisë "Rama". Ambasada amerikane në Tiranë bëri dje thirrje për një protestë paqësore të shtunën e 16 shkurtit në Tiranë. Në një deklaratë në rrjetet sociale, ambasada amerikane tha se, "e drejta e qytetarëve për t'u mbledhur, për t'i bërë kërkesa qeverisë dhe për të protestuar për ndryshim pozitiv janë simbole të një shoqërie demokratike të lirë dhe të shëndetshme. Është një e drejtë që ushtrohet shpesh në Shtetet e Bashkuara". Por, ambasada tha se kjo e drejtë duhet ushtruar paqësisht. "Megjithatë, kjo e drejtë duhet ushtruar paqësisht. Dhuna kundër njerëzve ose pronës është e papranueshme. Ne iu bëjmë thirrje të gjithë atyre që janë përfshirë në protestën e së shtunës dhe të gjithë udhëheqësve politikë shqiptarë, të refuzojnë dhunën dhe të sigurohen që protestat të zhvillohen paqësisht dhe në mënyrë konstruktive", thuhet në deklaratën e ambasadës së SHBAve në Tiranë. Ndërsa, ambasadori i delegacionit të BE- së në Shqipëri, Luigi Soreca, në një intervistë për ' DW' bën thirrje për një manifestim paqësor. "Ky është një moment me rëndësi për Shqipërinë në kuptimin që e drejta e tubimit, e drejta e fjalës janë një pjesë thelbësore e çdo shoqërie demokratike. Por, është gjithashtu e vërtetë që këto të drejta duhet të ushtrohen në mënyrë paqësore. Prandaj presim një manifestim paqësor që të mos kthehet në dhunë. Kjo është një thirrje

OSBE

“Shprehim shpresën tonë që protesta politike e së shtunës nuk do të degjenerojë në dhunë. Aspiratat e të gjithë qytetarëve shqiptarë kërkojnë një diskurs politik të pjekur dhe konstruktiv; trazirat nuk janë një rrugë e shkurtër për të ardhur në pushtet”, shprehet ambasadori i OSBE- së, Bernd Borchardt.

për të gjitha palët e përfshira. Është e rëndësishme që të gjithë të jenë konstruktivë", deklaroi z. Soreca. Sipas ambasadorit të BE- së, "dhuna nuk do t'i lejojë ata që dëshirojnë të flasin që zëri i tyre të dëgjohet. Ndaj thirrja ime është për ta: Flisni pa dhunë dhe mesazhi juaj do të dëgjohet",

u shpreh z. Soreca. Thirrjes për një demonstratë paqësore iu bashkua edhe ambasadori britanik në Tiranë, Duncan Norman. "Mbretëria e Bashkuar e konsideron të drejtën për të protestuar si një e drejtë demokratike themelore. Megjithatë, demonstrimet duhet të jenë paqësore, në qoftë se ata janë për të mbështetur demokracinë", tha z. Norman. Edhe presidenti i Partisë Popullore Europiane, Joseph Daul, reagoi në "Twitter" lidhur me situatën në Shqipëri. Daul shkruan se është shumë shqetësuar për gjendjen e demokracisë së Shqipërisë. Sipas tij, çdo zgjedhje të ardhshme duhet të jenë të lira dhe të drejta dhe se blerja e votave është e papranueshme. Presidenti i PPE- së nënvizon se të drejtat e opozitës duhet të respektohen në parlament. "Nevojiten më shumë përpjekje për të luftuar krimin dhe korrupsionin, përfshirë zbatimin e ligjit të dekriminalizimit", shprehet z. Daul. Mesazhi i presidentit të PPE- së vjen para protestës së thirrur nga opozita, e cila do të mbahet të shtunën, në orën 11: 00.

Një nga protestat e opozitës

Ambasada amerikane në Tiranë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.