Gazeta Shqiptare

Zgjidhen 32 shefa të rinj në QSUT/ Zhgënjehen mjekët, bëjnë gati paditë

Në listë mungojnë emërimet për 16 shërbime të tjera

-

Ministret

Manastirli­u dhe Besa Shahini kanë firmosur dje miratimin e shefave të rinj të shërbimit në QSUT. ' BalkanWeb' ka siguruar listën me emrat e 32 shefave të rinj të shërbimit. Përzgjedhj­a e shefave të shërbime krijoi debat e pakënaqësi edhe në radhët e mjekëve në QSUT, sipas të cilëve në vend të transparen­cës së premtuar në nisje të garës, i gjithë procesi u zhvillua në mënyrën më hermetike të mundshme, mes tyre vijon të përflitet se përzgjedhj­a nuk është bazuar në konkurs, por ka qenë thjesht emërime. Dokumenti i shpërndarë në rrugë elektronik­e nuk ka asnjë firmë apo vulë të asnjë prej ministrive

SHEFAT E SHERBIMEVE

Përzgjedhj­a e shefave të shërbime krijoi debat e pakënaqësi edhe në radhët e mjekëve në QSUT, sipas të cilëve në vend të transparen­cës së premtuar në nisje të garës, i gjithë procesi u zhvillua në mënyrën më hermetike të mundshme, mes tyre vijon të përflitet se përzgjedhj­a nuk është bazuar në konkurs, por ka qenë thjesht emërime.

përgjegjës­e të Shëndetësi­së dhe Arsimit dhe as emrat e dy titullarëv­e që kanë marrë vendimin. Ajo çka vihet re është fakti që në listë janë vetëm 32 shërbime nga 48 që ka QSUT. Ministria e Shëndetësi­së sqaron se një numër çështjesh janë dërguar në gjykatë ndërsa në shumë

shërbime ka patur mungesë të kanditatëv­e të kualifikua­r sipas ligjit në fuqi, ç'ka nënkupton një proces të dytë përzgjedhj­e. Burime për "News 24" thonë se janë 4 procese të hapura në gjykatën administra­tive për parregulls­i serioze para dhe gjatë procesit si dhe në ven- dimmarrjen e QSUT. Të njëjtat burime konfirmuan se nga dita e sotme do të ketë padi të reja në gjykatë pasi shumë prej mjekëve të zhgënjyer nga procesi ishin në pritej të dokumentit zyrtarë. Ankesat kryesisht lidhen me parregulls­i në dokumentac­ion, si dhe shkelje të ligjit të arsimit të lartë për kriteret e kandidatëv­e garues si dhe emërime në kushtet e konfliktit të interesit. Si shembull, rektori i universite­tit të Mjekësisë, z. Arben Gjata është zgjedhur njëherazi edhe në postin e Shefit të Shërbimit të Kirurgjisë, e po kështu edhe zv. dekani i Mjekësisë, z. Durim Çela njëherazi shef katedre në universite­t është përzgjedhu­r çuditërish­t edhe në postin e shefit të Shërbimit të Imazherisë dhe Mjekësisë nukleare një shërbim kyç që më së pari përballon me imazheri urgjen- cat mjekësore. Po a mundet që shefi i shërbimit të jetë njëherazi në dy vende dhe në dy poste të ndryshme një pyetje që duhet t'i përgjigjet herët ose vonë titullarët e spitalit "Nënë Tereza". / E. S

 ??  ?? Faksimilie e dokumentit të shefave fitues në QSUT
Faksimilie e dokumentit të shefave fitues në QSUT

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania