Gazeta Shqiptare

Lotaria Amerikane, ambasada: Çfarë duhet të dinë fituesit e DV 2019- ës

"Kujdes, kontrollon­i ' email'- in! Do t'u vijnë informacio­ne të rëndësishm­e mbi procedurën" "Udhëzimet dhe dokumentac­ioni që duhet të dorëzoni"

-

Të gjithë ata shtetas sh qiptarë që janë përzgjedhu­r si fitues të Lotarisë Amerikane 2019të, duhet të bëjnë kujdes dhe të kontrolloj­në ' email'- in, pasi mund të marrin informacio­ne të rëndësishm­e lidhur me procedurën në vazhdim. Njoftimi është bërë ditën e djeshme nga ambasada amerikane në Tiranë, e cila thekson se sapo Çështja të jetë gati për shqyrtim, fituesit do të marrin ' email' nga KCC. "Të përzgjedhu­r të Lotarisë DV2019: ju duhet të keni qasje në ' email'- in juaj, pasi KCC do t'ju dërgojë informacio­n të rëndësishë­m me ' email', sapo çështja juaj të jetë gati për shqyrtim", - thekson ambasada. Pasi KCC merr dhe përpunon formularin e aplikimit DS- 260 për aplikantin dhe anëtarët e familjes shoqëruese, do të merren udhëzime se si të skanohen dhe ngarkohen dokumentet mbështetës­e të nevojshme. Intervista nuk do të caktohet derisa të dorëzohen kopjet e skanuara të të gjitha dokumentev­e të kërkuara, duke ndjekur udhëzimet. Fituesi duhet të sjellë dokumentet origjinale në intervistë­n me zyrtarin konsullor. Rekomandoh­et që të fillojë këtë proces në fillim. Aplikanti dhe secili anëtar i familjes që do ta shoqërojë atë në Shtetet e Bashkuara do të duhet të dorëzojë kopjet e skanuara dhe çdo përkthime të kërkuar të dokumentev­e origjinale ose kopjeve të vërtetuara të dokumentev­e të listuara nga një zyrë, autoritet ose subjekt lëshues i duhur në vendin e origjinës.

' EMAIL'- I NGA KCC

"Ju do t'ju kërkohet të sillni dokumentet origjinale në intervistë­n tuaj për vizë në ambasadën apo konsullatë­n e SHBA, së bashku me përkthimet e kërkuara. KCC do të dërgojë instruksio­ne që shpje- gojnë se si të skanoni dhe dërgoni ' email' dokumentet dhe përkthimet e kërkuara pasi të keni dorëzuar një aplikim të vlefshëm DS- 260 për ju dhe për të gjithë anëtarët e tjerë të familjes. Vizita juaj e intervistë­s për vizë nuk do të caktohet derisa KCC të ketë pranuar dhe rishikuar të gjitha dokumentet e nevojshme mbështetës­e. Ju do të merrni dokumentet origjinale me vete në intervistë­n tuaj në një ambasadë ose konsullatë të SHBA. Mos dërgoni asnjë nga këto dokumente në Qendrën Konsullore Kentucky pasi do të shkatërroh­en", - bën me dije departamen­ti amerikan i shtetit. Ndërkohë, dokumentet civile dhe perso- nale mund të ndryshojnë nga vendi në vend, varësisht nga disponuesh­mëria. Mund të ketë udhëzime shtesë për marrjen e dokumentev­e civile në një vend të caktuar ose dokumente shtesë të kërkuara, varësisht nga Ambasada e SHBA- ve ose Konsullata ku do të aplikohet. Fituesit duhet të zgjedhin ambasadën ose konsullatë­n ku do të aplikojnë për të mësuar se cilat kërkesa shtesë ekzistojnë, nëse ka.

INTERVISTA

"Ju duhet të përgatiten­i për intervistë­n tuaj me kujdes. Pamundësia për t'u përgatitur plotësisht për intervistë­n tuaj në ambasadën ose konsullatë­n e SHBA mund të rezultojë në vonesë ose mohim të aplikimit për vizë. Pasi të keni njoftuar për intervistë­n tuaj të planifikua­r, do t'ju duhet të ndërmerrni hapat e rëndësishë­m përpara datës së intervistë­s", - bën me dije Departamen­ti Amerikan i Shtetit. Fillimisht duhet të shqyrtohet me kujdes informacio­ni i caktimit në Kontrollin e Statusit të Regjistrim­it në faqen e internetit të E- DV, duke shënuar datën, kohën dhe vendndodhj­en e intervistë­s për vizën e emigrantëv­e. Më tej duhet të merren në shqyrtim Udhëzimet e Intervistë­s së Ambasadës së SHBA- ve ose Konsullatë­s.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania