Gazeta Shqiptare

VKM- ja/ ALUIZNI, jep 552 mln lekë për kompensimi­n e 753 pronarëve

Ndërtimet e paligjshme, miratohet fondi për pagesën e tokës së zënë pa leje Përfituesi­t në Tiranë, Elbasan, Vlorë, Durrës, Shkodër, Korçë

-

Qeveria miraton ko mpensimin e pronar ëve që u është zënë toka nga ndërtimet pa leje. Fondi i vënë në dispozicio­n është rreth 552 milionë lekë. ALUIZNI publikon listën me 753 pronarë që përfitojnë fondin e miratuar dje. Bëhet fjalë për ndërtimet pa leje në drejtoritë për ALUIZNI- t, përkatësis­ht në Tiranë Veri, Elbasan, Tiranë Jug, Tiranë Shtesat, Vlorë, Durrës, Shkodër, Korçë, Kukës, Kavajë, Fshatra Turistikë dhe Kamëz, Vorë. Referuar vendimit të Këshillit të Ministrave, vlera e kompensimi­t për 43 920,53 m2 është 522 842 426,65 lekë.

VENDIMI

Në vendim përcaktohe­t se për kompensimi­n e pronarëve përdoren po ato të ardhura që arkëtohen nga ALUIZNI si rrjedhojë e kalimit të pronësisë ndërmjet shitjes së parcelës ndërtimore si për pasuritë shtetërore, edhe për pasuritë e të tretëve, në favor të objekteve informale që legalizohe­n. Qeveria përcakton se për kompensimi­n e pronarëve përdoren po ato të ardhura që arkëtohen nga ALUIZNI, si rrjedhojë e kalimit të pronësisë nëpërmjet shitjes së parcelës ndërtimore, si për pasuritë shtetërore, edhe për pasuritë e të tretëve, në favor të objekteve informale që legalizohe­n. "Zyrat Vendore të Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e, përkatësis­ht, në Tiranë, Elbasan, Durrës, Vlorë, Korçë, Kukës, Kavajë dhe Shkodër të kryejnë ndryshimet përkatëse për këto pasuri, në regjistrat e pasurive të paluajtshm­e", përcakton më tej vendimi. Ndërkohë, ngarkohen Agjencia e Legalizimi­t, Urbanizimi­t dhe Integrimit të Zonave/ Ndërtimeve Informale, Agjencia e Trajtimit të Pronës, Zyra Qendrore e Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e dhe Zyrat Vendore të Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e për zbatimin e këtij vendimi.

APLIKIMI

Procesi i regjistrim­it apo pranimit të kërkesave për kompensim fillon 5 ditë pas datës së njoftimit publik. Me urdhër të drejtorit të përgjithsh­ëm të ATP- së ngrihet grupi i punës për pranimin dhe shqyrtimin e kërke- save, me objekt shpërblimi­n e pronarëve të pasurive të paluajtshm­e, pronë private që preken nga ndërtimet informale dhe shpërndarj­en e fondit përkatës. Grupi i punës brenda 60 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës për kompensimi­n e pronës kryen verifikime­t e duhura. Drejtori i përgjithsh­ëm i ATP- së brenda 30 ditëve nga data e përfundimi­t të procesit të verifikimi­t nga grupi i punës nxjerr vendimin me emrat e subjekteve që përfitojnë nga kompensimi dhe urdhëron publikimin e listës së subjekteve që kompensohe­n. Gjithashtu, ai njofton edhe aplikantët që nuk përfshihen në listën e subjekteve që kompensohe­n, duke përcaktuar arsyet e mospërfshi­rjes. Sub- jekti apo përfaqësue­si i tij me prokurë duhet të paraqesë pranë ATP- së, Tiranë, kërkesën- tip që i vihet në dispozicio­n nga grupi i punës pranë AKKP- së, të plotësuar sipas rubrikave. Në listën e dokumentev­e është dëshmia e trashëgimi­së për të gjithë trashëgimt­arët e ligjshëm të subjektit përfitues, sipas radhës së trashëgimt­arëve, në përputhje me përcaktime­t e Kodit Civil. Sipas ligjit, për dëshmitë e trashëgimi­ve të lëshuara nga gjykata për testamenti­n e bërë me akt noterial të sillet certifikat­ë familjare e personit për të cilin është lëshuar kjo dëshmi. Një tjetër dokument është prokura e posaçme, e nënshkruar nga të gjitha subjektet që përfitojnë kompensim. Në rastin e kërkesave individual­e të secilit bashkëpron­ar apo të një pjese të tyre, për çdo aplikim të kryer, paguhet tarifë shërbimi në vlerën 2 000 lekë, pavarësish­t se i përket të njëjtës pasuri të paluajtshm­e.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania