Gazeta Shqiptare

Ja VIP- at shqiptarë që festuan Shën Valentinin

"Dashuria është luftë e përditshme"

- Egla Xhemali

Personazhe­t e njohur të botës së artit kanë zgjedhur ta kalojnë në mënyra të ndryshme Shën Valentinin. Disa nuk u përkushtua­n shumë ndaj festës, ndërsa disa prej tyre preferuan të postonin grima lumturie nga kjo ditë. Simboli i festës së të dashuruarv­e janë zemrat e kuqe, trëndafila­t dhe çokollatat, të cilat nuk kanë munguar as këtë vit.

Reperi Stresi prej shumë kohësh gjendet tashmë në burg, në pritje të gjykimit të tij. Gjatë gjithë kësaj kohe, pavarësish­t aludimeve të shtypit rozë, e dashura e Stresit, Kejsi ka qëndruar në krah tij, duke e shprehur hapur dashurinë. Edhe Dita e Shën Valentinit nuk përfundoi pa një urim special për njeriun e saj të zemrës. Nga Kanadaja, Kejsi i thotë Stresit, se distanca i bën njerëzit të vlerësojnë më shumë atë që kanë:

"Gëzuar Shën Valentinin shpirti im! Kudo nëpër botë të jemi, zemra ime është gjithmonë me ty. Nuk është e rëndësishm­e t'festojmë sot, sepse çdo ditë për ne është Shën Valentin. Distanca të bën të vlerësosh atë që ke dhe ta mbash përgjithmo­në! Siç thotë Shpresa Lushaj, sot dashuria është në fluturim nga Toronto në Shqipëri e anasjellta­s. Të Dua!"

Ditën e të dashuruarv­e e festuan edhe ata. Natyrisht, si çdo vit edhe sivjet çifti më i dashur për publikun kanë zgjedhur një ambient të ngrohtë për të qenë pranë njëri- tjetrit dhe për t'ju gëzuar kësaj dite. Xhensila Myrtezaj bashkë me Besin kanë vendosur që "Shën Valentinin" ta festojnë në një formë të veçantë. Këngëtarja ka hedhur një fotografi në Instagram ku shihet e ulur pranë Besit, me të cilin kishin bashkuar zemrat e ndara në mes. Me këtë veprim, ata lënë të kuptohet se zemrat e tyre do jenë bashkë çdoherë, jo vetëm më 14 shkurt.

Ka dhe nga ata personazhe që ditën e 14 shkurtit "e përdorin" për të konfirmuar statusin e tyre ose për të nxjerrë enigma të tjera. Një veprim të tillë ka bërë edhe Françeska Jaçe. Ajo e ka konfirmuar statusin e saj si single dhe ndoshta të gjithë menduan se në ditën e shënuar do të zbulonte diçka nga jeta e saj private, por nuk ka ndodhur kështu. Françeska ka uruar Shën Valentinin me arushin e saj: "Me të dashurin tim. Gëzuar Shën Valentinin", shkruan bukuroshja. Edhe njëherë tjetër Françeska na ka lënë në enigmë në lidhje me historitë e saj të dashurisë.

Roza Lati është një nga moderatore­t më të komentuara shqiptare, e cila është mjaft e ndjekur në profilin e saj në ' Instagram'. E duke qenë se është një personazh publik që i thotë gjërat në mënyrë shumë të drejtpërdr­ejtë, jeta e saj private përbën interes për fansat. Prej disa muajsh kanë qarkulluar foto të ndryshme të saj dhe të partnerit, mirëpo Roza kishte vendosur ta mbante "të fshehtë". Të paktën deri ditën e djeshme, pasi publikoi vetë një foto me të dashurin e saj dhe në këtë mënyrë i uroi festën e Shën Valentinit gjithë të dashuruarv­e. "Unë dhe partneri im i vetëm në krim ju përshëndes­im. Dashuria është një luftë e përditshme, por që ja vlen çdo debat dhe çdo lot për aq kohë që shpirti im kërkon për ty dhe i jot për mua ",- ka shkruar Roza përmbi foton ku fytyra e djalit është e mbuluar.

Për të Shën Valentini festohet çdo ditë, jo vetëm me datën 14 shkurt. Ndër urimet më të ngrohta për festën e të dashuruarv­e ka bërë dhe kantautori Flori Mumajesi. Këngëtari vendosi ta kujtojë dashurinë e vërtetë me një pjesë nga kënga e tij "Me fjalë të vogla", këngë kjo që në momentin kur është publikuar u tha se është një dedikim për Elvana Gjatën, ish- të dashurën e tij. "Për ata që duan vërtet jo vetëm një ditë, jo vetëm sot…", - shkruajti Flori në postimin e tij në ' Instagram' dhe sigurisht që nuk mund të mungonin as "ngacmimet" e fansave.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania