Aksidenti në Maqedoni, detaje të reja nga fatkeqësia me 14 të vdekur

Tragjedia në rrugën Shkup- Gostivar, Zaev: Dhimbja e pikëllimi s'mund të maten Flet ministri si dëshmitar: Kërceu për të mbajtur timonin e shoferit

Gazeta Shqiptare - - Vrasjet E Grave -

Ditën e djeshme, P r o k u r o r i a Themelore Publike në Shkup së bashku me ekipin e MPB- së kanë përfunduar aktin e ekspertizës në vendin e aksidentit tragjik ku humbën jetën 14 persona. Aksidenti i rëndë u shënua gjatë mbrëmjes së të mërkurës në rrugën që lidh Shkupin me Gostivarin. Banorët e fshati Llaskarcë dhe fshatrave tjera përreth kanë dalë në vendngjarje dhe kanë ofruar ndihmë të jashtëzakonshme. Të aksidentuarit janë transportuar për në spital edhe me helikopterë. Hetimet dhe ekspertiza kanë konfirmuar se shoferi i autobusit nuk ishte nën efektin e alkoolit. "Intensivisht punohet në vërtetimin e të gjitha detajeve, të cilat do të mund të zbulonin shkaqet e aksidentit. Autobusi i kompanisë "Durmo Turs" është marrë nga vendi i ngjarjes dhe me urdhër të Prokurorit Publik mbi të do të kryhet kontroll teknik i detajuar nga ana e Fakultetit të Makinerisë në Shkup. Nga informatat e deritanishme flitet se bëhet fjalë për autobus të vitit 2001, dhe se për herë të fundit ka qenë i regjistruar në janar të viti 2019. Shoferi, i cili ka drejtuar autobusin është shtruar në spital dhe ka marrë lëndime në trup. Menjëherë pas aksidentit prokurori publik realizoi një bisedë me të dhe gjatë kësaj ai ka nuk ka dhënë detaje për ngjarjen. Prokurori publik është njoftuar gojarisht se analizat e gjakut dhe të urinës flasin se në momentin e aksidentit tek shoferi nuk është regjistruar prezenca e alkoolit, barnave apo substancave psihotrope. Më kërkesën e tabulateve nga operatorët telefonikë do të vërtetohet nëse shoferi në momentin e aksidentit ka shfrytëzuar telefonin celulare", thuhet në njoftim. Për shkak të tragjedisë së madhe që ndodhi ditën e mërkurë në orët e pasdites në rrugën Shkup- Tetovë, qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, pas përfundimit të seancës së jashtëzakonshme ka njoftuar se data 14 dhe 15 shkurt do të jetë ditë zie. Këtë vendim e ka njoftuar vetë kryeministri Zoran Zaev, i cili mes tjerash ka shtuar se numri i viktimave ka arritur në 14. Në Klinikat e Shkupit, ekipe të shumta mjekësore janë të angazhuar në mjekimin dhe operimin e mbi 30 të lënduarve nga aksidenti tragjik. Aksidenti ka ndodhur në autostradën Shkup- Tetovë, në kilometrin e shtatë të saj. Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev përmes profilit të tij në ' Facebook' ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave në aksidentin e rëndë që ka ndodhur në autostradën Shkup- Tetovë, ku 13 persona kanë humbur jetën, ndërsa dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur. "Dhimbja dhe pikëllimi nuk mundë të maten dhe nuk ka fjalë që mund të ngushëllojë aksidentin e rëndë që ishte fatale për shumë nga bashkëqytetarët tanë. Ngushëllime deri tek me të dashurit e tyre. Po mobilizojmë të gjitha forcat dhe kapacitetet për të ndihmuar të gjithë të tjerët që janë në rrezik për jetën në mënyrë që sa më shpejtë të kthehen tek të dashurit e tyre", ka shkruar Zaev. Bejtulla Nuhiu i punësuar në Ministrinë

ZORAN ZAEV

"Dhimbja dhe pikëllimi nuk mund të maten dhe nuk ka fjalë që mund të ngushëllojë aksidentin e rëndë që ishte fatal për shumë nga bashkëqytetarët tanë. Ngushëllime deri tek me të dashurit e tyre. Po mobilizojmë të gjitha forcat dhe kapacitetet për të ndihmuar të gjithë të tjerët që janë në rrezik për jetën në mënyrë që sa më shpejtë të kthehen tek të dashurit e tyre", ka shkruar Zaev. e Ekonomisë mes emocionesh ka përshkruar detajisht momentin e këtij aksidenti. "Isha në karrigen e tretë ulur, u ngrita në këmbë thashë mos e zuri gjumi shoferin, ose ndodhi diçka. E pashë shoferin, ishte shtrënguar prej bollani. Kërcej tek shoferi që të mbaj drejtimin, por në atë rast e humbi drejtimin…" "Në fillim kemi filluar t'i nxjerrim personat që kanë thërritur për ndihmë, që kanë qenë në anën poshtë të autobusit dhe me vetura private i kemi shpërndarë në spitale më të afërta", ka thënë ai. Kjo ngjarje tragjike ka tronditur shtetin fqinj dhe për këtë autoritetet shtetërore kanë shpallur dy ditë zie kombëtare në nderim të viktimave dhe të plagosurve.

Pamje nga aksidenti i autobuzit i ndodhur në rrugën Shkup - Gostivar

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.