Kongresmeni amerikan: S'ka integrim në BE për Serbinë pa njohur Kosovën

Gazeta Shqiptare - - Vrasjet E Grave -

Ndërkohë

që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, duket sikur ka ngrirë, kongresmeni amerikan, Eliot Engel ka paralajmëruar Serbinë se nuk do të ketë integrim në Bashkimin Evropian pa njohjen e Kosovës. Engel iu referua apelit të ambasadorit gjerman Christoph Heusgen në Këshillin e Sigurimit, që tha se Kosova është e pavarur, dhe njohja e këtij realiteti është e vetmja mënyrë që Serbia të ecë përpara në rrugën drejt Europës. "Serbia duhet t'i trajtojë me shumë kujdes fjalët e ambasadorit gjerman Christoph Heusgen në Këshillin e Sigurimit të bëra të enjten, sepse nuk do të mund të integrohen në Bashkimin Evropian derisa nuk e njohin Kosovën",- u shpreh ai. Njohja e Kosovës nga ana e Serbisë duket një realitet i largët në kushtet ku mes vendeve ka një debat për tarifat ndaj produkteve serbe. Po ashtu edhe teza e korrigjimit të kufirit mban pezull njohjen reciproke.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.