Filipine, në pranga gazetarja investigative e CNN

Gazeta Shqiptare - - Vrasjet E Grave -

Ressa, një ndër gazetarët investigative me famë botërore shoqërohet në polici në vendin e saj të lindjes Filipine. Agjentët e zyrës kombëtare hetimore shkuan në zyrat e portalit të saj investigativ Rappler në Manila. Ressa është kritike ndaj presidentit Rodrigo Duterte. Ajo akuzohet për shpifje të shumëfishta, bazuar në një ligj të miratuar në vitin 2012 kundër shpifjeve në portalet në mediat online. Akuza për të cilën u arrestua është një shkrim investigativ që daton 4 muaj para miratimit të këtij ligji në vitin 2012. Shkrimi hidhte dritë mbi një aferë korruptive mes një biznesmeni dhe një gjykatësi. Hetimi u hap fillimisht në vitin 2016, por u mbyll në atë kohë për mungesë të mjaftueshme provash për t'u rihapur vitin e kaluar. Maria Ressa ka qenë prej vitesh bashkëpunëtore e CNN në Manila dhe është shpallur ndër gazetarët e vitit për 2018- ën nga revista prestigjioze "Time".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.