Gazeta Shqiptare

Realiteti i hidhur, Venezuela po përballet me krizë të thellë humanitare në vend

Kriza ekonomike po thellohet, Maduro nuk pranon ndihma nga SHBA

-

Prej

kohësh banorët e Venezuelës po përballen me mungesë drastike të ushqimit, përderisa kriza ekonomike po thellohet. Presidenti i kontestuar, Nicholas Maduro i tha BBC- së se nuk do të lejojë ndihmat për banorët, pasi pretendon se ato janë një mjet i Shteteve të Bashkuara për të ndërhyrë në Venezuelë. Udhëheqësi i opozitës, Juan Guaido, i cili është njohur nga SHBA- ja dhe qeveritë perëndimor­e si president i përkohshëm i Venezuelës, gjatë një tubimi në kryeqyteti­n Karakas, ka premtuar se do të sigurojë që ndihmat humanitare, që janë bllokuar nga presidenti Maduro, të hyjnë në vend. "Ne kemi pothuajse 300,000 banorë të Vene- zuelës, të cilët do të vdesin nëse ndihma nuk do të hyjë. Ka pothuajse dy milionë në rrezik shëndetëso­r", tha Guaido. Ai u tha mbështetës­ve të tij se ndihmat hu- manitare do të sillen në Venezuelë më 23 shkurt. Të dërguarit e Guaidos u takuan me zyrtarët brazilianë këtë javë dhe njoftuan për planet për të krijuar një qendër të dytë të depozitimi­t të ndihmave në shtetin e Roraima, në kufirin juglindor të Venezuelës. Kamionët me ndihma humanitare të SHBA- së arritën javën e kaluar në qytetin kufitar Kolumbu, por u ndaluan në urën Tienditas, e cila është bllokuar nga trupat venezuelia­ne të kontrollua­ra nga Maduro. Presidenti i kontestuar Maduro ende gëzon përkrahje të gjerë në mesin e popullatës dhe besnikërin­ë e ushtrisë, përderisa qeveria e tij e majtë mbështetet nga Rusia dhe Kina. Por, ai është nën presion kombëtar dhe ndërkombët­ar për të thirrur zgjedhje të parakohshm­e presidenci­ale, mes akuzave për korrupsion të përhapur dhe shkelje të të drejtave të njeriut nën udhëheqjen e tij. Marrëdhëni­et mes SHBA- së dhe Venezuelës ishin të tensionuar­a përpara se administra­ta e presidenti­t Donald Trump të bëhej një nga të parët që do të mbështeste liderin e opozitës, Juan Guaidon si udhëheqës të përkohshëm. Venezuela ndërpreu marrëdhëni­et diplomatik­e me SHBA- në, ndërsa presidenti Trump tha se përdorimi i forcës ushtarake mbetet "një opsion". SHBA e ka akuzuar Qeverinë e Maduros për shkeljet e të drejtave të njeriut dhe korrupsion. Rusia, të martën, ka paralajmër­uar Shtetet e Bashkuara kundër ndërhyrjes në punët e brendshme të Venezuelës. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov i bëri komentet gjatë një telefonate me Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, njoftoi Ministria e Jashtme e Rusisë. Departamen­ti amerikan i Shtetit nuk e ka konfirmuar zhvillimin e bisedës telefonike. Moska i ka dhënë miliarda dollarë ndihmë qeverisë së presidenti­t të kontestuar, Nicholas Maduro. Megjithatë, Venezuela ka rënë në kaos ekonomik.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania