Gazeta Shqiptare

Itali, dhunohet nga mafiozët gazetari i RAI

-

Piervincen­zi, gazetari i televizion­it publik italian Rai dhunohet nga pjesëtarët e bandave të shpërndarë­sve të drogës. Piervincen­zi dhe grupi i xhirimit ndodheshin mes një blloku pallatesh në periferi të Peskarës për të kryer një reportazh investigat­iv mbi trafikimin e lëndëve narkotike në lagjen Ater, e konsiderua­r si kryeqendra e shpërndarj­es së drogës për qytetin dhe gjithë rajonin e Abrucos. Pre e dhunës së eksponentë­ve të botës së krimit, Piervincen­zi ra edhe në nëntor të 2017- s, kur u godit nga Roberto Spada, vëllai i një bosi mafioz në periferi të Romës, i cili i theu hundën. Një vit më parë, një tjetër gazetare e Rait, Mariagranc­ia Maxola u godit me shuplakë nga bashkëshor­tja e një bosi droge në Bari.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania