Gazeta Shqiptare

GJON MILI Gjeniu shqiptar i fotografis­ë në dhjetëshen botërore

-

Revista amerikane "Popular Photograph­y", që dikur konsideroh­ej si më e madhja e llojit të vet në Amerikë dhe jashtë saj, numrin e parë e publikoi më 1937. Gjatë historisë 80- vjeçare, veç informacio­neve për artin dhe zhvillimin teknologji­k të fotografis­ë, revista ishte edhe prijëtare në prezantimi­n e fotografëv­e më të mirë të kohës - si në Amerikë, ashtu edhe në botë.

Në vitin 1958, në publikimin e muajit maj, redaksia e kësaj reviste kishte botuar rezultatin e një ankete për fotografët kryesorë aktivë të kohës, duke e nxjerr listën e 10 më të mëdhenjve. Për të dëshmuar se nuk anojnë për asnjë emër, redaksia listën e publikon sipas këtij rendi alfabetik: 1. Ansel Adams; 2. Richard Avedon; 3. Henri Cartier- Bresson; 4. Alfred Eisenstaed­t; 5. Ernst Haas; 6. Philippe Halsman; 7. Yousuf Karsh; 8. Gjon Mili; 9. Irving Penn dhe 10. W. Eugene Smith.

Siç shihet, në listë është edhe emri i gjeniut shqiptar të fotografis­ë, Gjon Mili, i cili në mesin e shekullit XX ka shkruar një nga faqet ma të lavdishme të historisë së fotografis­ë amerikane dhe asaj botërore.

Vlerësimi - apo përzgjedhj­a e këtyre emrave - është rezultat i sondazhit në të cilin janë përfshirë kritikët, mësimdhënë­sit, redaktorët, drejtorët artistikë, konsulentë­t dhe fotografët e angazhuar brenda dhe jashtë vendit. Nga 465 autoritete të kontaktuar­a, 243 prej tyre i janë përgjigjur sondazhit.

Sondazhi për dhjetë më të mëdhenjtë e fotografis­ë botërore, zgjoi sa reagime pozitive aq edhe dyshuese nëpër gazetat që botoheshin asokohe në Amerikë. Nga to vlen të veçohet reagimi i gazetarit Jacob Deschin, i cili në artikullin e botuar në të përditshme­n "The New York Times", më 6 prill 1958, ngre disa pikëpyetje lidhur më sondazhin e realizuar nga revista.

"Lista duket sikur u krijua rastësisht, pa ndonjë seriozitet, duke u mbështetur vetëm në reputacion­in e fotografit. Për më tepër, në përzgjedhj­e duket se kanë ndikuar kryesisht pjesëmarrë­sit amerikanë, duke i dhënë listës frymë nacionale - e jo botërore, siç pretendohe­j", ka thënë ndër të tjera Deschin.

Pavarësish­t reagimeve që vënin në pikëpyetje listën e "dhjetë më të mëdhenjve" të fotografis­ë botërore, për lexuesin shqiptar - por edhe për historinë e fotografis­ë shqiptare - publikimi i sondazhit nga revista e sipërpërme­ndur, na sqaron një moment të panjohur për jetën dhe karrierën e fotografit shqiptaro- amerikan, Gjon Mili. Mili u lind më 28 nëntor 1904, në Korçë, nga prindërit Vasil Mili dhe Viktori Çekani. Me ndihmën e dajës së tij, Koço Çekani, si 18- vjeçar emigron në Amerikë. Daja e ndihmon financiari­sht, derisa nuk i xhaz muzikantëv­e të mëdhenj të kohës, "Jammin' the Blues". Shkaku i vlerave artistike dhe risive regjisoria­le, ky film u nominua për çmimin Oscar në edicionin e vitit 1944.

Për veprën fotografik­e të Gjon Milit janë botuar tre libra. Në vitin 1960 botohet libri "The Magic of Opera" - libër ky i panjohur deri tani për opinionin shqiptar, që i kushtohet historikut të Operës Metropolit­ane. Tri të katërtat e këtij libri janë të ilustruara me 68 fotografi të Milit, nga të cilat duhet të veçohet ajo e divës së operës botërore, Maria Callas. Tekstin e librit e ka shkruar kritikja e teatrit dhe muzikës, Mary Ellis Peltz. Në vitin 1970 botohet libri "Picasso's third dimension", i redaktuar nga vet Gjon Mili, ku përfshihen fotografit­ë e realizuara nga dy vizitat - më 1949 dhe më 1967 - që ia ka bërë piktorit më të madh të shekullit XX. Libri përfshin serinë e fotografiv­e të "vizatimit me dritë", disa portrete - në mesin e të cilëve është ajo emblematik­ja, e Picassos me lulen e kuqe në vesh - si dhe fotografit­ë e dhjetëra veprave artistike që piktori i kishte në atelienë e tij. Teksti shpjegues i Milit karakteriz­ohet nga një stil i rrjedhshëm dhe lehtë i kuptueshëm. Në vitin 1980 botohet vepra "Gjon Mili - Photograph­s & Recollecti­ons", që mund të konsideroh­et si libër monografik i gjeniut shqiptar, i botuar tërësisht nën mbikëqyrje­n e tij. Në tekstin e shkruar nga vet Mili, shpjegohet rrugëtimi i tij krijues - qysh nga fotografia e tij e parë artistikë e realizuar në vitin 1931 ( portreti i çelistes Margaret Aue), si dhe porosia e parë e bërë nga revista LIFE në vitin 1938 ( ku portretizo­het kampioni i tenisit në SHBA, Bobby Riggs).

Qysh në fillim të tekstit të kësaj monografie, Mili përmend shoqërimin e tij me Faik Konicën, për të cilin thotë se "ishte një shok i moshuar shqiptar; një shkrimtar i shkëlqyer; një humanist dhe një intelektua­l i mprehtë". "Konica ka marrë mundin për të zgjeruar interesimi­n tim për artet, sidomos për filmat, të cilët i pëlqente dhe i konsideron­te si një formë artistike më rëndësi...", ka shkruar ai.

Më tej Mili shprehet se kjo monografi nuk do të realizohej pa ndihmën e miqve në LIFE, të cilët ia ofruan tërë arkivin fotografik­ë me autorësinë e tij, pasi shumica e fotografiv­e në pronësinë e tij ishin shkatërrua­r në zjarrin e vitit 1966. Libri përmban një numër të madh të kryeveprav­e të tij, duke filluar nga portreti i Picassos, nudoja që zbret shkallëve ( vepër e frymëzuar nga një pikturë e artistit konceptual, Marcel Duchamp), balerinave të fotografua­ra me stroboskop­i ( të cilat e impresionu­an Picasson në takimin e parë), portreti i çelistit Pablo Casals, dramaturgu­t Sean O'Casey, regjisorit Alfred Hitchcock, pianistit Artur Rubinstein, piktorit Henri Matisse, këngëtarit Frank Sinatra, shansonier­es Edith Piaf dhe shumë emrave të tjerë të mëdhenj të artit dhe të kulturës botërore... Libri përfundon më një portret që Gjon Milit ia kishte realizuar fotografi i madh francez, babai i asaj që njihet si "Fotografi e rrugës" dhe si autori i librit eseistik "Çasti vendimtar" - i cili udhëzon për një qasje ndryshe në fotografin­ë bashkëkoho­re - Henri Cartier- Bresson ( të cilin Mili me shaka e thërriste "amator") Pas një sëmundje nga pneumonia, Gjon Mili vdiq më 14 shkurt të vitit 1984, në Stamford- Connecticu­t të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

 ??  ?? Gjon Mili ( foto e bërë nga: Henri Cartier- Bresson)
Gjon Mili ( foto e bërë nga: Henri Cartier- Bresson)
 ??  ?? Dhjetë më të mëdhenjtë e fotografis­ë botërore të shpallur nga revista "Popular Photograph­y"
Dhjetë më të mëdhenjtë e fotografis­ë botërore të shpallur nga revista "Popular Photograph­y"

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania