A i njolloset më fytyra Ramës?

Gazeta Shqiptare - - Vrasjet E Grave -

strategjie jo vetëm që nuk jep asnjë rezultat, por ajo varros radikalizmin serioz duke e zëvendësuar atë me protagonizëm fotografik.

Po atëherë, shtrohet pyetja, a ishte i gabuar akti i Palokës? A e dëmton ai kauzën e opozitës?

Boja e hedhur sot në Kuvend, mund të justifikohet vetëm në një drejtim.

As si akt për të njollosur Ramën, sepse tashmë këtë mision opozita e ka përmbushur, as si mjet për të treguar se ai është i paprek- shëm, sepse edhe këtë e ka provuar, por thjeshtë si një gjest, simbolik, për të garantuar ata që do të zbarkojnë në Tiranë në 16 shkurt.

Prej kohësh, tashmë, popullin e opozitës po e bren dyshimi se e gjitha është një lojë, se rolet janë të ndara, se mes kryeministrit dhe kundërshtarëve të tij ka një shkelje të heshtur syri në distancë dhe janë ata që duhen garantuar.

Në këtë kuptim, veprimi i Palokës, mund të përkthehet si shen- ja, se me këtë kryeministër koha e bashkëjetesës politike ka përfunduar. Se tani ka nisur periudha e konfrontimit fizik.

Vetëm si i tillë, në funksion të betejës së ardhshme, ai do të kishte një sens. Por ama me një kusht: pa parlament, pa zgjedhje dhe pa një 18 maj të dytë me Ramën. Sepse në të kundërt edhe boja edhe vezët edhe çizmet e flakura në ajër do t'i ngjanin pështymës së hedhur lart, që dihet se ku përfundon.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.