Gazeta Shqiptare

Arsenali turpërohet në Bjellorusi, Interi është "ok" dhe pa Ikardin

-

Dje

janë luajtur ndeshjet e orës 18: 55 të vlefshme për Ligën e Europës, ku nuk kanë munguar rezultatet befasuese. E tillë është humbja e Arsenalit në Bjellorusi, ku Bate Borisov ka fituar me rezultatin e ngushtë 1- 0. Golin e vetëm të takimit e shënoi Dragun në të 45- ën, ndërsa "Topçinjtë" e kanë mbyllur me 10 vetë sfidën pas daljes me karton të kuq të Lakazet. Humbet edhe Lacio e Strakoshës. Sevilja ka triumfuar 1- 0 falë golit të Ben Jeder në të 22- ën, me spanjollët që kanë dominuar italianët, që në këtë sfidë kishin mungesa të shumta. Interi nuk ndikohet nga telashet e Mauro Ikardit dhe gjunjëzon Rapidin e Vjenës falë golit të Lautaro Martinezit në pjesën e parë, me argjentina­sin që ekzekuton saktë nga 11 metrat.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania