Gjermanët, gati të legalizojnë piroteknikën në stadiume

Tifozët duken pranë fitores

Gazeta Shqiptare - - Vrasjet E Grave -

shumë vitesh flakadanët e dhe fishekzjarrët janë cilë suar në stadiume të ndryshme si "armiq" të futbollit. Por përsëri, thuajse në çdo ndeshje, tifozët ndezin të tilla duke treguar se e cilësojnë pjesë të kulturës së festimeve në futboll. Për këtë arsye, te klubi i Hamburgut, një nga më të njohurit në Gjermani, po mendojnë që të dërgojnë si propozim në Federatën Gjermane legalizimin e tyre sipas disa normave. "Duhet ta trajtojmë këtë çështje me një këndvështrim tjetër. Sanksionimi i tyre si shkelje nuk është se ka zgjidhur situatën, përkundrazi", shpjegoi presidenti i Hamburg, Bernd Hofman. "Nëse merr në konsideratë faktin se materialet piroteknike kanë qenë rregullisht në stadiume në 20 apo 30 vitet e fundit, atëherë duhet pranuar se tashmë janë pjesë e kulturës së tifozëve gjermanë. Nuk ka rëndësi nëse mendon se është mirë apo keq, gjërat janë kështu", tha ai. Në stadiumet gjermane, shfaqjet piroteknike janë shumët të shpeshta, edhe pse janë të ndaluara me rregullore dhe u sjellin vazhdimisht sanksione klubeve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.