Gazeta Shqiptare

Tronditet Kategoria e Parë, Tomori braktis garën!

Pambukun: FSHF është një maskaradë

-

Tomori

e ka bërë fakt kërcënimin e një dite më parë. Klubi nga Berati, nëpërmjet një konference për shtyp të zyrtarit të tij, Alban Pambukut, ka akuzuar Federatën Shqiptare të Futbollit si një institucio­n maskaradë dhe që transformo­n të vërtetën nëpërmjet Komisionit të Disiplinës. "Kjo është një maskaradë e kurdisur nga disa pseudozyrt­arë dhe e servirur me logën e FSHFsë, si delegati Petrit Haxhia dhe gjyqtari Helidon Halo dhe vetë institucio­ni i këtij futbolli. Vazhdimish­t kanë dashur të na diskrimino­jnë, në çdo aspekt me kukullat me kur- disje. Nuk ia kanë dalë, ndaj e vetmja mundësi ishte Komisioni i Disiplinës, që është kthyer në një institucio­n qesharak dhe korruptiv që dëmton imazhin e futbollit shqiptar. Vendimi i disiplinës ishte një akt i papapreced­ent. Vetëm një organ i tillë mund të transformo­jë të vërtetën në ditën me diell duke i shërbyer palës që ka hapur thesin për ta ushqyer",- tha ndër të tjera Pambuku, me Tomorin që po bëhet gati të padisë zyrtarët

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania