Protesta e opozitës, protestuesit sot rrethojnë Kryeministrinë

Përgatitjet e fundit, baza presion për rezistencë

Gazeta Shqiptare - - Protesta - Valentina Madani

Opozita e bashkuar pritet të nisë sot para Kryeministrisë një protestë pa afat për largimin e qeverisë "Rama". Pritet një pjesëmarrje masive, por edhe rezistencë, çka lë të kuptohet se protestuesit parashikohet të qëndrojnë gjatë në shesh. Protestuesit do të rrethojnë godinën e Kryeministrisë me thirrjet kundër kryeministrit Edi Rama. Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, kryetarja e LSI- së Monika Kryemadhi, drejtues dhe funksionarët e tjerë të opozitës do të jenë në shesh mes protestuesve, por vetëm në rolin e dëgjuesve. Ndryshe nga protestat e tjera të opozitës, protagonizmin do ta kenë qytetarët, pasi është parashikuar që vetëm ata të flasin në një podium modest para Kryeministrisë. Mënyra se si do të zhvillohet protesta mbahet diskrete, ndërsa i vetmi fakt është tentativa e qytetarëve për të rrethuar Kryeministrinë. Ky moment mund të ngjallë dhe tension për faktin se policia ka refuzuar që protesta të zhvillohet në të dyja anët e Kryeministrisë, pikërisht te Piramida dhe në rrugën "Ismail Qemali". Burimet shprehen të rezervuara, ndërsa mesazhi i Bashës në të gjitha takimet me strukturat mësohet të ketë qenë jo vetëm për pjesëmarrje masive, por edhe për rezistencë, çka lë të kuptohet se protestuesit parashikohet të qëndrojnë gjatë në shesh. Para se të nisë protesta, protestuesit do të mblidhen në pika të ndryshme të Tiranës. Ata që do vijnë nga juglindja do të mblidhen pranë Fakultetit Ekonomik. Një grupim tjetër protestuesish mbështetës të opozitës do të mblidhet te korpusi. Para hapësirës së universitetit do të mblidhen protestues të njësisë 5. Mësohet se protestuesit që do vijnë nga juglindja do të bashkohen me pjesën tjetër tek korpusi dhe do të

NDRYSHIMI

Kryetari i PD- së Lulzim Basha, kryetarja e LSI- së Monika Kryemadhi, drejtuesit e tjerë të opozitës do të jenë sot në shesh mes protestuesve, por vetëm në rolin e dëgjuesve. Ndryshe nga protestat e tjera të opozitës, protagonizmin do ta kenë qytetarët, pasi është parashikuar që vetëm ata të flasin në një podium modest para Kryeministrisë.

Një nga protestat e opozitës

Kreu i PD- së, Lulzim Basha, dje me banorët e Unazës së Re

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.