Gazeta Shqiptare

Tabaku: Zgjidhje politike, asnjë hetim për hajdutët e zgjedhjeve

-

Deputetja

demokrate, Jorida Tabaku deklaroi dje në emisionin "Top Talk" se, "çdo përfaqësue­s i institucio­neve ndërkombët­are e ka kuptuar se zgjedhje të lira e të ndershme, me këtë mënyrë se si ka funksionua­r deri tani, nuk mund të ketë. Ne kemi kërkuar që prokuroria t'i hetojë ata që kanë vjedhur zgjedhjet, por nëse vazhdon vjedhja me grupe kriminale dhe askush nuk del para përgjegjës­isë, besoj që të gjithë bien dakord që kërkohet një zgjidhje politike", u shpreh Tabaku. Kur u pyet nëse kjo protestë e 16 shkurtit ka mbështetje nga ndërkombët­arët, Tabaku u përgjigj: "Përgjimet i ka nxjerrë ' Zëri i Amerikës' dhe nuk ka kambanë më të fortë alarmi për qeverinë sa kur ai që solli ndryshimin në vitin ' 90, nis e kërkon ndryshim përsëri në vitin 2019".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania