PD, Vokshi: Rama e drejton vendin me trafikantë dhe përdhunues

Gazeta Shqiptare - - Protesta -

Kryetarja

e Lidhjes Demokratike të Gruas Shqiptare, njëkohësisht deputete e PD- së, Albana Vokshi, takoi dje gratë dhe vajzat në veri të vendit. Ajo akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka vënë në krye të shtetit trafikantë dhe përdhunues. "Dhe këtë model e përçon kudo. Në Kavajë, kë vuri? Elvis Rroshin. Ju e dini se kë ka kryetarë në disa bashki të vendit, trafikantë ose përdhunues. Sepse ju e dini se kë ka futur brenda në Parlament. Prandaj kemi rastin të reagojmë", tha Vokshi nga Kukësi. Duke e cilësuar si strategji të Edi Ramës për të lënë në prapambetje shqiptarët, duke

drejtohen para Kryeministrisë. Një pikë tjetër do të jetë Rruga e Kavajës, pikërisht kryqëzimi i "21 Dhjetorit" dhe "Zogu i Zi". Ata do të marshojnë drejt sheshit "Skënderbej", për t'u bashkuar me pjesën tjetër të protestuesve. Në shesh është parashikuar të mblidhen protestues të njësisë 8, 9 dhe ata që do të vijnë nga u mbyllur shkollat, mbyllur bizneset, lënie pa ndihmë ekonomike, Vokshi theksoi se këto janë manovra të një njeriu që planifikon t'i blejë në fund shqiptarët në zgjedhjet e ardhshme. "Këtë Edi Rama e ka bërë sepse do që t'i lërë në varfëri të tejskajshme që kur të vijnë zgjedhjet ajo familja

Babrruja dhe Paskuqani. Pas bashkimit në sheshin "Skënderbej", të gjithë do të nisen drejt Kryeministrisë. Pika tjetër e takimit për njësinë 3 dhe 4 do jetë kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit. Burimet kanë konfirmuar se protestuesit gjatë gjithë marshimit do të shoqërohen nga deputetët e zonave. Ndërkaq, kreu i PD- së, Lul- që nuk i jep dot fëmijëve për të ngrënë ta detyrojë që të shesë votën për pak lek. Do të çojë bandat kriminale. Me paratë e krimit dhe të drogës, ai do të mundohet që t'i blejë qytetarët dhe të ruajë karrigen e pushtetit", u shpreh zj. Vokshi. Ajo takoi gratë dhe vajzat edhe në Lezhë. Nga aty së bashku me deputeten Lindita Metaliaj bënë thirrje që gratë t'i bashkohen protestës së 16 shkurtit, për të ardhmen e fëmijëve të tyre. Data 15 shkurt u theksua nga Vokshi si dita e fundit, "ku presim që Edi Rama të largohet, ose përkundrazi - tha ajo - jemi ne që duhet të marrim fatet tona e të fëmijëve tanë në dorë".

zim Basha, do të dalë nga selia e partisë për t'iu bashkuar protestuesve i shoqëruar nga disa të rinj. Lulzim Basha ka vendosur të mos mbajë fjalim para protestuesve. Ajo që nuk dihet apo nuk thuhet ende mbetet orari i përfundimit të protestës. Burimet shprehen se nga baza e partisë ka një kërkesë për rezistencë dhe për vazh-

dimësi të saj. Por nëse do të vijojë, ende nuk është përcaktuar mënyra sesi do të operohet. Lulzim Basha në rrjetet sociale dha mesazhin e radhës, duke i ftuar shqiptarët në protestën kundër qeverisë. Para këtij mesazhi, Basha priti në zyrën e tij kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi,

ku janë diskutuar detajet e fundit të protestës. Ndërkohë, policia dhe prokuroria janë në gatishmëri. Rreth 1300 policë janë angazhuar për mbarëvajtjen e protestës, ku pjesa më e madhe do vendosen para Kryeministrisë, një pjesë tjetër në anën e Piramidës, ndërsa do të bllokohet çdo lëvizje në rrugën "Ismail Qemali".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.