Gazeta Shqiptare

Shehaj: Protestat largojnë politikanë­t e korruptuar

-

i PD- së, Agron Shehaj, ftoi dje shqiptarët në protestë, pasi sipas tij, e keqja mund të ndalet vetëm duke protestuar. "Të dashur bashkatdhe­tarë. Të ngresh zërin, të protestosh për të drejtat dhe dinjitetin njerëzor, është i vetmi mjet për të ndryshuar gjërat. Shqipëria bëhet vetëm duke u treguar pushtetarë­ve se qytetarët kanë pushtetin dhe qeveritarë­t janë në shërbim të tyre", - shkruan Shehaj. Ai shton nëse nuk ngrihemi, e keqja do të na varfërojë më shumë. "Duke protestuar ndalim të keqen dhe largojmë politikanë­t e korruptuar. Vetëm duke ngritur zërin do ndalim hajdutët e kriminelët që në politikë dhe në rrugë. Nëse duam që Shqipëria të bëhet, që të rriten punësimi e mirëqenia, që të kthehet rendi e siguria, të ndalet braktisja e vendit, duhet të ngremë zërin e të protestojm­ë masivisht. Unë nesër do protestoj. Ju pres të gjithëve në shesh!", shprehet z. Shehaj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania