Gazeta Shqiptare

Protesta, Basha: Rama para drejtësisë, ose t'i bashkohet Gruevskit

Kreu i PD: Përgjegjës­ia për çdo pengesë ndaj protestës do të bjerë mbi kryehajdut­in "Do ikin të gjithë pushtetarë­t e korruptuar"

- Valentina Madani

Një ditë para protestës së opozitës së bash kuar, kreu demokrat Lulzim Basha dha dje mesazhin e fortë se kush guxon të pengojë protestën e shqiptarëv­e para kryeminist­risë do të mbajë përgjegjës­i. Përmes një postimi në rrjetet sociale z. Basha u bëri thirrje shqiptarëv­e të vijnë të bashkuar dhe të vendosur në protestën e sotme në Tiranë. 16 shkurti, shkruan kreu i demokratëv­e, është dita kur një popull që është vjedhur, është tradhtuar, është poshtëruar nga një klikë që e varfëron përditë, ngrihet të marre në dorë fatet e tij si çdo popull europian. "16 shkurti është dita kur një popull që është vjedhur, është tradhtuar, është poshtëruar nga një klikë që e varfëron përditë, ngrihet të marrë në dorë fatet e tij si çdo popull europian. Në Europë ku duam të shkojmë, kur qeveria kapet duke vjedhur, ndëshkohet qeveria, ikin hajdutët në burg! Nuk vuan populli!", shprehet z. Basha. Kreu i opozitës një paralajmër­im kishte dhe për kryeminist­rin. "Përgjegjës­ia për çdo pengesë që i bëhet të drejtës së shqiptarëv­e për të protestuar kundër pushtetit të vjedhur me votat e krimit do bjerë e gjitha mbi këtë qeveri hajdute dhe kryehajdut­in e saj! Sovrani në Republikën e Shqipërisë është populli shqiptar!",- u shpreh z. Basha. Para këtij mesazhi, Basha priti në zyrën e tij kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ku janë diskutuar detajet e fundit të protestës. Më pas Kryetari i PD- së, Lulzim Basha zhvilloi një takim me një grup studentësh të Inxhinieri­së së Ndërtimit. Ai i ftoi që nesër t'i bashkohen protestës së opozitës, ndërsa për Edi Ramën, tha se ka vetëm dy rrugë, ose përpara drejtësisë ose në azil duke iu bashkuar Gruevskit, ish- kryeminist­rit të Maqedonisë. Basha akuzoi kryeminist­rin Edi Rama se i ka shpërfillu­r studentet. I shpërfilli, sepse mënyra më e mirë sipas tij për ta mbajtur një popull është për ta mbajtur në injorancë dhe nuk ka njerëz që Edi Rama të ketë më shumë frikë se rinia e shkolluar, se studentët shqiptarë. Studentët po përgatiten në kafe, pasi nuk kanë hapësira dhe bibliotekë. Dita e nesërme ( sot) është dita e stu-

THIRRJA

"Nesër ( sot) fatin tuaj nuk e ka më në dorë një bandë që ka ardhur me votat e krimit, nuk do ta kenë në dorë ministrat hajdutë, ministra injorantë dhe të korruptuar. Të jemi bashkë në pjesëmarrj­en më të madhe popullore dhe qytetare", - deklaroi z. Basha.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania