Gazeta Shqiptare

Mediu, thirrje shqiptarëv­e: Ejani ta bëjmë Shqipërinë evropiane!

-

Kreu

i PR- së, Fatmir Mediu, i bëri thirrje shqiptarëv­e që të jenë në protestën e nesërme, e të marrin fatinë tyre në dorë. Sipas tij me praninë e tyre qytetarët do të tregojnë që Shqipëria evropiane nuk është një ëndërr e vdekur. "Shqiptarët duhet të ngrihen për të treguar se Shqipëria europiane nuk është një ëndërr e vdekur, por një realitet ku çdo shqiptar nuk i fal lirinë dhe të drejtat e tij, nuk ul kokën përballë varfërisë, lumturinë e ndërton me autoriteti­n dhe dinjitetin që i ka fal Zoti. Nuk mund të pranojë përbuzjen, fyerjen e Ramës, nuk mund të pranojë të lërë Shqipërinë, por lufton për Shqipërinë dhe kombin shqiptar europian. Këtë rrugëtim të shqiptarëv­e europianë nuk e ndal dot Rama, antimiting­jet e turpshme si komunistët në 1990- 1991, nuk e ndalin as pushteti që bllokon rrugët e lirisë dhe të drejtës, apo policë që nuk i shërbejnë ligjit, por pushtetit", shprehet Mediu.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania