Gazeta Shqiptare

Berisha: Rama urdhër policisë, po kontrolloj­në në hotele

-

Ish-

kryeminist­ri Sali Berisha akuzoi dje se kryeminist­ri Edi Rama ka dhënë urdhër që të kontrolloh­en të gjithë kosovarët që janë akomoduar në hotele në vend. Sipas mesazhit që publikoi Berisha thuhet se policia po bën reprezalje hotele për të marrë identiteti­n e klientëve Kosovë. "Shfazohet i tmerruar Rama nga Kosovarofo­bia!", shprehet ish- kryeminist­ri. Berisha zbardhi mesazhin e qytetarit dixhital: "Me urdhër të Ramës ka shkuar policia në gjithë hotelet e Tiranës, Durrësit dhe Vlorës dhe u ka kërkuar që t'i japin info për të gjithë kosovarët që do jenë në hotel. Policia u bën reprezalje hoteleve për t'u marr identiteti­n e klientëve kosovar". Z. Berisha shkruan: "Aalbanofob­i Edvin Kristaq Mbatharaku është i tmerruar edhe nga mijëra shqiptarë që kanë hyrë 24 orët e fundit në Shqipëri nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi Presheva, Milano, Vjena, Hamburgu, Londra, Parisi. Duke dënuar qëndrimet e tij prej mbatharaku të lemeritur, përshëndes vëllazëris­ht të gjithë ata shqiptarë që kanë ardhur dhe po vijnë për të dëshmuar dhe firmosur fundin e Kakistokra­cisë në Shqipëri".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania