Policia: Do ketë dhunë në protestë. PD: Kriminelët janë në PS

"Kriminelët nuk janë mes protestuesve, por në qeveri"

Gazeta Shqiptare - - Policia -

Policia dhe opozita janë përplasur sërish dje jo vetëm për shkak të mosaprovimit të zhvillimit të protestës edhe në rrugë e sheshe të tjera, veç bulevardit "Dëshmorët e Kombit", por edhe për pretendimet e uniformave blu se gjatë këtij tubimi ka rrezik për akte dhune. Nëpërmjet një deklarate zyrtare të shpërndarë gjatë ditës së djeshme, Policia e Rendit ka bërë të ditur se nuk mund të plotësonte të gjitha kërkesat e opozitës për të mitingje edhe akse të tjera rrugore të Tiranës, ndërsa edhe një herë paralajmëroi se persona me rekorde kriminale ose të dënuar më parë për krime të rënda janë përgatitur për të ushtruar dhunë në protestë. Ndërkohë që në një dalje të posaçme menjëherë pas kësaj deklarate ka reaguar Sekretari i Përgjithshëm i PD- së, Gazmend Bardhi, i cili theksoi se në protestën e opozitës nuk do të ketë kriminelë dhe se ata janë në qeveri.

POLICIA

Policia e Shtetit ka deklaruar dje se nga informacione të administruara prej saj rezulton se elementë kriminalë do të përpiqen që të shkaktojnë trazira në protestë. "Policia e Shtetit ka administruar edhe informacione se persona të caktuar, me rekorde kriminale apo të dënuar më parë për vepra të rënda penale, janë përgatitur për të ushtruar dhunë në protestën e datës 16 shkurt 2019, të organizuar nga Partia Demokratike", - bëri të ditur policia në deklaratën e vet. Ndaj, ajo i bëri thirrje opozitës dhe drejtuesve të saj që të distancohen prej tyre si dhe qytetarëve që të shmangin mjediset, ku do të zhvillohet protesta. "Në interes të mbarëvajtjes së protestës dhe të sigurisë së pjesëmarrësve në të dhe të qytetarëve të tjerë, Policia e Shtetit ripërsërit thirrjen drejtuar organizatorëve, që të distancohen nga zërat që inkurajojnë dhunë, si dhe nga personat me rekorde të rënda kriminale. Për qytetarët që nuk janë pjesë e protestës bëhet thirrje që të shmangin

sa të jetë e mundur mjediset, ku ajo do të zhvillohet", - deklaroi policia. Më tej, ajo sqaronte se kishte refuzuar disa kërkesa të opozitës për ta shtrirë protestën edhe në rrugë të tjera. "Policia e Shtetit është përballur edhe me disa kërkesa të pamundura të Partisë Demokratike, ku njoftohet synimi për të bllokuar rrugë apo mjedise

të caktuara, që janë me rëndësi të veçantë për funksionimin normal të jetës publike në kryeqytet, si dhe për veprimtarinë e pacenuar të disa misioneve të huaja diplomatike", - thuhej në deklaratë.

PD

Menjëherë pas kësaj deklarate nga selia blu, Gazmend Bardhi hodhi

POLICIA

"Policia e Shtetit ka administruar edhe informacione se persona të caktuar, me rekorde kriminale apo të dënuar më parë për vepra të rënda penale, janë përgatitur për të ushtruar dhunë në protestën e datës 16 shkurt 2019, të organizuar nga Partia Demokratike".

poshtë pretendimet e policisë, duke deklaruar se në protestën e opozitës nuk ka kriminelë. "Partia Demokratike nuk ka nxitur kurrë dhunë dhe as nuk ka pasur në radhët e saj njerëz të krimit! Persona me rekorde të rënda kriminale nuk janë mes nesh, nuk janë mes protestuesve, por janë në qeveri dhe me qeverinë", tha Bar-

dhi. Duke iu kundërpërgjigjur deklaratave të policisë, PD i kujtoi asaj dhe mazhorancës se kriminelët kanë qenë dhe janë pjesë e saj. "Njoftojmë Policinë Politike se as shtetasi Vangjush Dako, as shtetasi Saimir Tahiri, as shtetasi Arben Ndoka, as shtetasi Armando Prenga, as shtetasi Mark Frroku, as shtetasi Artur

Bushi, as shtetasi Artur Bardhi, as shtetasi Elvis Roshi, as shtetasi, Jurgis Çyrbja, as shtetasi Fatmir Xhafaj, nuk do të jenë në protestë. Ndërsa shtetasit Edi Rama dhe Damian Gjiknuri do të jenë në Vlorë, në një antimiting, ku administrata është detyruar forcërisht të marrë pjesë", tha Bardhi.

Sekretari i Përgjithshëm i PD- së, Gazmend Bardhi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.