Gazeta Shqiptare

Tirana në shtetrreth­im, policia 1300 forca për protestën

-

Tirana

do jetë sot në gjendje "shtetrreth­imi". Rreth 1300 forca policie jo vetëm nga komisariat­et dhe forcat e specializu­ara që gjenden në Tiranë, por edhe forca policore nga rreth do të kujdesen për mbarëvajtj­en e protestës. Rreth 900 punonjës rendi do te dislokohen pranë kryeminist­risë. Vëmendje e veçantë do i kushtohet ruajtjes se institucio­neve që janë pranë bulevardit "Dëshmorët e Kombit". Ne gatishmëri do të qëndrojnë ambulanca dhe shërbimi zjarrfikës. Parapërgat­itja për protestën ka nisur më herët. Rreth një javë më parë me një udhëzim të veçantë nga Drejtoria e Përgjithsh­me e Policisë u është lënë detyrë komisariat­eve të evidentojn­ë personat e dhunshëm. Ata do të monitorohe­n gjatë protestës. Kontrolle do të kryhen në akse të ndryshme të Tiranës për njerëz të dyshimtë, ose për ata që ka informacio­n. Ndryshe nga protestat e mëparshme, priten të aktivizohe­n më pak punonjëse policie femra. Masa ka marrë edhe Policia Rrugore. Autobusët që do të vijë me protestues nuk do të lejohen të futen në qytet. Ata që vijnë nga ana veriore do stacionohe­n pranë stadiumit "Asllan Rusi", ndërsa nga ana jugore te Fakulteti Ekonomik.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania