Balla: Protesta e sotme s'është e popullit, por e Lulit dhe Monikës

Gazeta Shqiptare - - Policia -

Kryetari

i Grupit Par lamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla se protesta e sotme nuk është për qytetarët, por për hallin e lidershipit të opozitës. I ftuar në rubrikën "Opinion" në studion e lajmeve në "News 24", Balla u shpreh se Basha është në hall pasi ka një parti shumë të dobët në prag të zgjedhjeve vendore, ndaj dhe kërkon që nëpërmjet protestës të fitoi pushtet në tryezë. "Të flasësh në emër të popullit është diçka shumë e madhe, tani flasin ata që nuk e kanë shumicën e shqiptarëve më vete. 17 muaj më parë shqiptarët votuan që opozita të jetë pakicë. Për t'u votuar duhen pritur zgjedhjet. Por ne të gjithë e kuptojmë që opozita është sot në hall të madh. Hallexhiu më i madh është Basha, se drejton një parti që ka degraduar, parti që s'ka bërë asnjë përpjekje të riorganizojë strukturat. Për sa kohë që janë zhytur në një vorbull pa lidership, se demokratët mendojnë që Lulzim Basha nuk mund t'i sjellë në pushtet", - tha Bal- la. Ndaj theksoi ai kjo nuk është protesta e popullit, por e lidershipit të opozitës. "Ne do të dimë t'i lexojmë protestat, i kemi lexuar kur protestën e bën populli. Nesër nuk është protestë e qytetarëve është e Monikës dhe e Lulit", - u shpreh Balla.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.