Policia kriminale në Kuvend, merr mostrat e bojës së përdorur nga Paloka

Gazeta Shqiptare - - Policia -

Incidenti

i ndodhur në seancën e së enjtes, ku nënkrye tari demokrat i Kuvendit, Edi Paloka zbrazi një shiringë me bojë në drejtim të kryeministrit, Edi Rama, nuk ka kaluar edhe pa pjesën komike. Nuk bëhet fjalë për humorin e krijuar në rrjetet sociale, por përfshirjen e organeve ligjzbatuese për hetimin e këtij incidenti. Dje janë shpërndarë pamjet e zbarkimit në sallën e Kuvendit të Policisë Kriminale, ku ekspertët e saj kanë marrë mostrën e bojës së përdorur nga Paloka. Kjo, pasi siç bëri të ditur dy ditë më parë policia dhe Garda e Republikës ata dyshojnë se boja e përdorur nga Paloka ishte një solucion kimik i parapërgatitur prej tij, me qëllim për të dëmtuar kryeministrin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.