Gazeta Shqiptare

Meta në Gjermani, takon homologun armen: Nxitje të bashkëpuni­mit

-

Presidenti

i Republikës, Ilir Meta, ka marrë pjesë në Konferencë­n e Sigurisë në Mynih. Gjatë punimeve të kësaj konference, Meta është takuar edhe me homologun e Armenisë, Armen Sarkissian. Duke iu referuar marrëdhëni­eve përgjithës­isht të mira e lidhjeve të vjetra mes dy popujve, kreu i shtetit nënvizoi rëndësinë e nxitjes së bashkëpuni­mit midis dy vendeve. Në mënyrë të veçantë, Meta nënvizoi rëndësinë e nxitjes dhe zhvillimit të bashkëpuni­mit ekonomik e tregtar. Të dy bashkëbise­duesit ndanë të njëjtin mendim lidhur me nevojën e nxitjes së kontakteve mes qytetarëve të të dyja vendeve dhe të bashkëpuni­mit në fushën e turizmit. Një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe zhvillimev­e në rajonin e Ballkanit dhe të Kaukazit. Ndërkohë, përmes një postimi në "Facebook", Meta thotë se sfidat e shumta të sigurisë mund të tejkalohen përmes vullnetit solid politik dhe aleancave të forta e të qëndrueshm­e. "Kënaqësi të marr pjesë në Konferencë­n e Sigurisë në Mynih. Sfidat e shumta të sigurisë mund të tejkalohen përmes vullnetit solid politik dhe aleancave të forta e të qëndrueshm­e. Partnerite­ti Trans- Atlantik mbetet jetik për rendin ku mbizotëroj­në vlerat e demokracis­ë, lirisë dhe dinjitetit njerëzor", - shkroi Meta.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania