Ekzekutoi të "fortin" e Tiranës, Naim Zyberin, lirohet i dënuari me burg përjetë, Gert Gjinarari

Ngjarja e 6 gushtit 1997, ja si u vra në Milano rivali i Gaz Muçës Vendimi i gjykatës: Sjellje shembullore në burg e marrëdhënie të rregulluara me trashëgimtarët e viktimës

Gazeta Shqiptare - - Policia -

Gjykata e Shkallës së Parë në Korçë ka vendosur lirimin me kusht nga burgu të njërit prej të akuzuarve për vrasjen e Naim Zyberit, i njohur si i "forti" i Tiranës. Bëhet fjalë për Gert Gjinararin, një emër i njohur për drejtësinë, i cili ishte dënuar me burgim të përjetshëm për ngjarjen e rëndë të ndodhur në vitin 1997, në Milano të Italisë. Vendimi u dha ditën e enjte nga gjyqtari Markelian Kuqo, duke i siguruar Gjinararit lirinë pas më shumë se 19 vitesh burgim. Ne vendimin e gjykatës së qytetit juglindor, trupa gjykuese ka arritur në përfundimin se Gert Gjinarari i plotëson të gjitha kushtet për lirim me kusht për pjesën tjetër të mbetur të dënimit, që nga sjellja shembullore, projektet e paraqitura për të ardhmen, fakti që është i gatshëm të riintegrohet, marrëdhëniet e mira me trashëgimtarët e viktimave e me radhë. 45vjeçari Gert Gjinarari ka përfituar lirim me kusht me të njëjtën procedurë abuzive që shpëtoi nga dënimi përjetë edhe Dritan Dajtin, autor i vrasjes së katër policëve. Ai u dënua me burgim të përjetshëm në Itali, por me sjelljen e dosjes në Shqipëri ai kërkoi gjykim të shkurtuar, duke pranuar të gjitha aktet e akuzës, çka e çon dënimin përjetë në 25 vite burg. Një procedurë kjo e ndryshuar vitet e fundit, ku tashmë ndalohet gjykimi i shkurtuar për vepra të rënda penale, veçanërisht për vendime me burgim të përjetshëm. Në vendimin që ka siguruar "Gazeta Shqiptare" thuhet se " urdhërohet i dënuarit Gert Gjinarari që gjatë kohës së provës të raportojë rregullisht para Shërbimit të Provës, Zyra Vendore Tiranë, sipas rregullave që iniciohen për këtë qëllim procesi nga ky shërbim ligjor, si dhe të marrë në çdo rast lejen e këtij shërbimi për lëvizjet e shpeshta brenda ose jashtë vendit, së bashku me detyrimin për të informuar Shërbimin e Provës për çdo ndryshim të mundshëm të vendit të banimit që duhet të realizohet vetëm mbi lejimin e këtij shërbimi". Gjithashtu, në vendim theksohet që Gjinarari gjatë kohës së provës nuk duhet të shoqërohet me persona të dënuar, dhe as mos të mbajë me vete asnjë lloj arme. Gert Gji- narari u arrestua në Itali me akuzën për vrasjen e Naim Zyberit në një spital në Milano, vrasje e kryer së bashku me mikun e tij Arben Grori. Ai u ekstradua në Shqipëri në vitin 2014, pas ven- dimit që gjykata italiane mori për dënimin e tij me burg përjetë. Por 45- vjeçari duke shfrytëzuar gjykatat shqiptare ka kërkuar të hetohet në gjendjen që është dosja, duke përfituar uljen e dënimit në 25 vjet. Nuk kaluan më shumë se vetëm 5 vite nga ekstradimi, kur i akuzuari për vrasjen e bujshme kërkoi nga gjykata e Korçës lirimin me kusht nga burgu i sigurisë së lartë

VRASJA E NAIM ZYBERIT

Në fillim të viteve ' 90, Naim Zyberi njihej si një nga të fortët e kryeqytetit, rival i fortë i një tjetër emri të njohur në Tiranë gjatë atyre viteve, Gaz Muça. Zyberi u ekzekutua më 6 gusht të vitit 1997 nga tre persona, dy prej të cilëve Arben Grori dhe Gert Gjenerali.

Naim Zyberi në vitet e para të ' 90- s kishte arritur të mblidhte rreth vetes një grup djemsh, të cilët, sipas mënyrës që kishin vetëpërcaktuar, bënin ligjin në lagjet e kryeqytetit. Ai u cilësua si një nga atentatorët e Gaz Muçës, ngjarje për të cilën edhe u arrestua bashkë me Franc Konomin, i cili nuk u mor vesh asnjëherë se si arriti jo vetëm të dilte nga burgu, por edhe t'i shpëtonte deri në vitin 2010 hakmarrjes së djemve të Rrugës Bardhyl. Pas hapjes së burgjeve në ' 97- n, edhe Naim Zyberi si shumë të tjerë arritën të largoheshin nga qelitë duke rifituar lirinë. Por Zyberi nuk do t'i shpëtonte dot hakmarrjes për vrasjet e Artur Grorit dhe të Gaz Muçës. Ai u ndoq deri në Itali nga vëllai i Grorit, Arbeni dhe atentati i parë iu bë në një bar në Torino, vend ku Naim Zyberi mbeti i plagosur rëndë dhe për këtë arsye, iu desh të qëndronte i shtruar në spital për disa kohë. Madje, për mjekim më të specializuar u dërgua në spitalin e Milanos. Fakti që Zyberi mbeti gjallë nuk bëri që autorët të dorëzohen. Më datë 6 gusht, Gert Gjinarari, që mbante një tufe me lule në dorë, brenda të cilës kishte fshehur pistoletën dhe Arben Grori, bashkë me një person tjetër, futen në dhomën e spitalit ku ndodhej Zyberi dhe e qëllojnë aty për vdekje. Por shumë shpejt arrestohen nga policia italiane.

Gert Gjinarari dhe Viktima Naim Zyberi

Faksimile e vendimit të gjykatës së Korçës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.