Gazeta Shqiptare

Vrau bashkëshor­ten, lihet në burg gardisti

-

TIRANË - Gjykata për Krimet e Rënda dje vendosi lënien në burg të gardistit Alket Arapaj, i cili katër ditë më parë vrau me armën e shërbimit gruan e tij 36- vjeçare, Ervilma Seferaj. Ngjarja e rëndë, e cila tronditi banorët e kryeqyteti­t ndodhi në banesën e çiftit, në Allias. 44- vjeçari është shfaqur i penduar në gjykatë, ndërsa dukej sikur kërkonte të fshihej poshtë xhupit të tij, i mbërthyer deri në grykë dhe i strukur në kafazin e xhamit përkrah një punonjësi të policisë. Seanca gjyqësore ndaj tij është zhvilluar me dyer të mbyllura, me kërkesë të prokurorit Besnik Muçi. Pasi ka dëgjuar palët, gjykatësi ka vendosur të lërë në qeli 44- vjeçarin, i cili ka kërkuar që institucio­net shtetërore të kujdesen për vajzën 3 vjeçe, e mbetur pa nënë dhe me të atin në burg. Shkak për vrasjen dyshohet xhelozia, pasi Arapaj ka deklaruar se kishte dyshime se e shoqja takohej me persona të tjerë kur ai ishte në punë. Edhe gjatë marrjes në pyetje Arapaj është shfaqur i p a q ë n d r u e s h ë m psikologji­kisht.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania