Gazeta Shqiptare

U kapën me 1 ton drogë në Kapshticë, 4 në pranga

-

KORÇË - Policia e Korçës ka bërë të mundur arrestimin e katër personave, të cilët dyshohen si të përfshirë në veprimtari­në e paligjshme të shitjes dhe transporti­t të lëndëve narkotike. Droga u gjet e fshehur në dy kamionë dhe për këtë u arrestuan dy shoferët dhe dy bashkëpunë­torët e tjerë. Ky arrestim vjen dy ditë pas bllokimit të lëndës narkotike në Kapshticë, e cila ishte fshehur mes krundeve dhe trafikantë­t kishin si qëllim transporti­min e saj drejt shteti të Greqisë. "Në vijim të informacio­nit, për goditjen e një tentative ndërkombët­are të trafikut të lëndëve narkotike, specialist­ët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëv­e, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë 4 shtetas: A. S, 47 vjeç; Z. H, 56 vjeç; A. M, 50 vjeç; M. S, 30 vjeç. Në dalje të Republikës së Shqipërisë u paraqitën 2 mjete, tip kamion. Gjatë kontrollit të imtësishëm si edhe skanimit të mjeteve, u gjet dhe sekuestrua një sasi 1074,2 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

Nga kryerja e veprimeve të mëtejshme hetimore, u arrestuan drejtuesit e mjeteve dhe dy bashkëpunë­torë të dyshuar të tyre, si të implikuar. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua­n disa mjete, sasi monetare dhe telefona. Materialet i kaluan për ndjekje Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë", thuhet në njoftim.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania