Gazeta Shqiptare

Shpëtuan Dritan Dajtin nga burgimi i përjetshëm, kontrolloh­en banesat e gjyqtarëve në 5 qytete

17 mijë euro e fishekë, Damini: Paratë janë të djalit, kam dokumente Policia: Gjetëm municione dhe mijëra euro. Shoqërohet e më pas lihet i lirë gjyqtari vlonjat

-

Me vendim të Gjykatës së Krimeve të Rënda, policia ka ushtruar kontroll në pesë banesat e tre gjyqtarëve të Apelit, të cilët disa ditë më parë pranuan gjykimin e shkurtuar për Dritan Dajtin, duke e shpëtuar atë nga burgimi i përjetshëm. Kërkesa për kontrollin e banesave është bërë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila po heton gjyqtarët për akuzën e korrupsion­it. Kjo pas vendimit të dhënë prej tyre, i cili çoi dënimin me 25 vite burg për Dajtin, i akuzuar për vrasjen e 4 policëve në gusht të vitit 2009. Mësohet se kontrollet e uniformave blu kanë nisur mëngjesin e djeshëm, në orën 07: 00. Burime për "Gazeta Shqiptare" bënë me dije se forcat speciale të policisë zhvilluan kontrolle blic në banesat e gjyqtarëve Skënder Damini, gjyqtar në Gjykatën e Apelit në Vlorë; Petrit Aliajn, gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Vlorës, si dhe Aleks Nikolli, gjyqtar në Gjykatën e Apelit në Shkodër. Operacioni është zhvilluar njëkohësis­ht në 5 qytete dhe konkretish­t në Tiranë, Lezhë, Shkodër, Vlorë dhe Sarandë, aty ku ndodhen edhe shtëpitë e gjyqtarëve. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se gjatë kontrollev­e të bëra janë gjetur një sasi municioni, mijëra euro dhe prova të tjera, të cilat do të administro­hen nga organet ligjzbatue­se". Gjyqtari Damini u shoqërua në polici dhe më tej u la i lirë pas disa orëve marrjeje në pyetje. Në kontrollin blic, forcat speciale gjetën në banesën e tij një sasi municiones­h luftarake pa leje të autoritete­ve, si dhe një vlerë monetare prej rreth 17 mijë eurosh të vendosura në sirtar në vendin e rrobave të brendshme. Pas shoqërimit, "GSH" ka zbardhur dëshminë e gjyqtarit Damini, i cili ka deklaruar se paratë janë të djalit të tij biznesmen dhe se për këtë ka dokumente.

KONTROLLET

Forcat special të policisë ushtruan kontroll në banesën e gjyqtarit Skënder Damini, në Tiranë dhe banesën e tij në Vlorë, pranë "Ujit të Ftohtë". Gjithashtu, është ushtruar kontroll në banesat e gjyqtarit Petrit Aliaj në Sarandë dhe banesa në Tiranë. Të afërmit e tij janë shprehur se ai nuk gjendet në Sarandë, por është larguar drejt Greqisë. Aksioni është zhvilluar edhe në Lezhë, në banesën e Aleks Nikollit, ndërsa nuk sqarohet nëse janë gjetur materiale komproment­uese. Policia e Shtetit ka konfirmuar operacioni­n e djeshëm për kontrollin e banesave të tre gjyqtarëve që zbutën vendimin për Dritan Dajtin. Policia deklaroi se ka gjetur municione, mijëra euro dhe prova të tjera, pa për- caktuar se çfarë provash bëhet fjalë. Duke iu përgjigjur interesimi­t të medias, Policia e Shtetit konfirmon aksionin e ndërmarrë nga forcat speciale, në zbatim të urdhrit nr. 89, datë 14 shkurt 2019, të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, për të ushtruar kontroll në banesat e tre gjyqtarëve, të cilët zbutën dënimin e Dritan Dajtit. Operacioni policor vazhdon, por mund të konfirmojm­ë se deri tani janë gjetur një sasi municioni, mijëra euro dhe prova të tjera, të cilat do të administro­hen nga organet ligjzbatue­se. Në përfundim të operacioni­t, Policia e Shtetit do të ketë një komunikim të veçantë me median dhe publikun", thuhej në njoftimin

zyrtar të ditës së djeshme.

DËSHMIA E GJYQTARIT SKËNDER DAMINI

Ka qenë avokati i tij që ka rrëfyer dëshminë e Daminit pas shoqërimit. Mësohet se gjyqtari ka thënë se paratë e gjetura në banesë janë të djalit të tij dhe disponon dhe dokumentac­ionin e tyre. "Gjyqtari ka firmosur si të ligjshëm kontrollin e banesës, meqenëse ishte me urdhër gjykate", tha avoka-

ti i tij. Për sa i përket vendimit për Dritan Dajtin, gjyqtari ka marrë të gjithë përgjegjës­inë. "Paratë e gjetura janë të djalit dhe disponoj të gjithë dokumentac­ion e tyre. Ndërsa 8 fishekët e gjetur janë të pistoletës që e mbaja deri para pak kohësh sipas ligjit dhe e kam dorëzuar. Lidhur me vendimin për të akuzuarin, ka qenë bindja ime personale nga leximi i dosjes", ka dëshmuar gjyqtari Damini.

 ??  ?? Gjyqtari Skënder Damini
Gjyqtari Skënder Damini
 ??  ?? Dritan Dajti në gjykatë
Dritan Dajti në gjykatë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania