Kontrollet në banesat e gjyqtarëve të Dajtit, Berisha: Qesharake!

Gazeta Shqiptare - - Policia -

TIRANË - Ish- kryeministri Sali Berisha i cilëson qesharake kontrollet e forcave speciale të policisë në banesat e gjyqtarëve, që dhanë vendimin për Dritan Dajtin, duke e shpëtuar nga burgimi i përjetshëm. Sipas tij, gjyqtarët zbatuan urdhrat e Ramës për të dhënë atë vendim. "Qesharake! Miq, Rama dy javë pasi i hoqi 4 dënimet me vdekje mikut të tij, vrasësit serial Dritan Dajti dërgoi sot herët në mëngjes forcat speciale për të kontrolluar vrasësit serialë të togave të zeza që zbatuan urdhrat e tij!", shkruan Berisha.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.