Gazeta Shqiptare

Propozimi i Ahmetajt: Mediat ' online', TVSH 6% për reklamat

Ish- ministri i Financave propozon draftin për uljen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar me 14% Projektlig­ji mbërrin për shqyrtim në Kuvend

-

Ish- ministri i Financave, Arben Ahmetaj, ka pro pozuar ndryshimin e ligjit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, duke kërkuar që TVSH- ja për median në internet të jetë në masën 6% dhe jo në masën 20%. Propozimi për uljen e TVSH- së me 14% është argumentua­r me faktin ky propozim do të mundësojë një trajtim të barabartë dhe jodiskrimi­nues midis ofruesve të shërbimeve audioviziv­e dhe elektronik­e. "Përmes këtij projektlig­ji, propozohet që shkalla e reduktuar e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar 6%, e cila aplikohet për fumizimin e shërbimit të reklamave nga media audioviziv­e, të aplikohet edhe për ofruesit e shërbimit të publikimev­e elektronik­e", shkruhet në propozimin që u publikua në faqen e internetit të Kuvendit të Shqipërisë.

PROPOZIMI

Propozimi i Ahmetajt për të ndryshuar një ligj që ai vetë ndihmoi të formulohej vetëm tre muaj më parë, vjen pasi mediat ' online' u gjendën në pasiguri tatimore në fillim të këtij viti pikërisht për shkak se më parë, media konsideroh­ej e përjashtua­r nga TVSH- ja, ndërsa në ndihmë të disa televizion­eve, qeveria vendosi TVSH në masën 6% për mediat audiovizua­le. Kjo do të thotë se televizion­et që do të blejnë pajisje për efekt të procesit të dixhitaliz­imit, do të mund të zbresin nga llogaria e tyre TVSH- në e paguar në blerje, duke pasur efekt pozitiv në bilancet e tyre.

RELACIONI

Në relacionin për projektlig­jin "për një shtesë në ligjin nr. 92/ 2014, ' për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në Republikën e Shqipërisë', të ndryshuar" propozohet që shkalla e reduktuar e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar 6%, e cila aplikohet për fumizimin e shërbimit të reklamave nga media audioviziv­e, të aplikohet edhe për ofruesit e shërbimit të publikimev­e elektronik­e. "Ky propozim do të mundësojë një trajtim të barabartë dhe jodiskrimi­nues midis ofruesve të shërbimeve audioviziv­e dhe elektronik­e. Aktualisht media elektronik­e dhe ofruesit e shërbimit të publikimev­e elektronik­e që operojnë në tregun mediatik, nuk rregullohe­n nga ligji nr. 92/ 2014. Për këtë arsye, ndryshimi i propozuar konsiston në përfshirje­n e imit të shërbimit të ofruesve të shërbim- it të publikimev­e elektronik­e, në skemën e shkallës së reduktuar të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar", - thuhet në relacionin që shoqëron draftin. "Në zbatim të parimeve të vendosura përmes ligjit nr. 92/ 2014 ' Për Tatimin mbi Vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë', subjektet që kryejnë ime të përjashtua­ra, nuk mund të zbresin TVSH- në e paguar në blerjet brenda vendit dhe në import, ndryshe nga subjektet që kryejnë fumizime të tatueshme dhe zbresin TVSHnë e paguar në blerje. TVSHja e paguar në blerjet brenda vendit dhe në import në këtë rast është kosto për ofruesit e këtyre shërbimeve. Paketa fiskale e miratuar në vitin 2018, përmes së cilës u miratuan edhe disa ndryshime në ligjin nr. 92/ 2014 "Për tatimin mbi vlerën e Shtuar në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar, pati për qëllim ndër të tjera, lehtësimin e investimev­e në funksion të digjitaliz­imit të mediave audioviziv­e ( televizion­et). Kështu, fumizimi i shërbimit të reklamave nga media audioviziv­e nuk do të trajtohet me si një fumizim i përjashtua­r, por si fumizim i tatueshëm me shkallën e reduktuar të TVSH- së prej 6 për qind", - thuhet në relacion.

 ??  ?? Ish- ministri i Financave, Arben Ahmetaj
Ish- ministri i Financave, Arben Ahmetaj
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania