Gazeta Shqiptare

Raporti për 9 muaj, 2800 biznese ulin qepenat

-

Rreth

2819 biznese kanë mbyllur aktiviteti­n në 9 muaj të vitit 2018 vetëm në kryeqytet. Të dhënat zyrtare të Drejtorisë së Përgjithsh­me të Taksave dhe Tarifave Vendore tregojnë se 1775 prej këtyre subjekteve që janë mbyllur gjatë periudhës janar- shtator 2018 i përkasin kategorisë kryesore, që përbëjnë dhe shifrën më të lartë, ndërsa pjesa tjetër janë sekondare. Po të analizojmë sipas llojit të aktiviteti­t, vihet re se shitja me pakicë është ajo që ka dalë më së shumti nga tregu gjatë kësaj periudhe, ku janë plot 1448 subjekte të mbyllura, të ndjekura nga njësi shërbimi, si bare, restorante, hotele me 714 subjekte dhe më pas në një numër më të vogël renditet transporti me 231 subjekte të mbyllura, shitje me shumicë me 2017 subjekte dhe njësi prodhimi, ku janë regjistrua­r 91 biznese që kanë dalë nga tregu. Ndërsa lloji i aktiviteti­t që rezulton me zero mbyllje janë ambulantët që kanë vijuar të jenë stabël në treg.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania