"Air Albania", firmoset marrëveshja financiare trepalëshe, brenda 10 ditësh certifikimi

Gazeta Shqiptare - - Policia -

Ministrja

e Infrastruk turës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe drejtori i Bordit dhe Komitetit Ekzekutiv të "Turkish Airline", lker Ayc bënë të ditur dje se është nënshkruar marrëveshja financiare trepalëshe për kompaninë ajrore shqiptare "Air Albania". Në fjalën e saj, ministrja nënvizoi se gjatë kësaj kohe "Air Albania" ka qenë në proces trajnimi, testimesh teknike dhe hartimit të doku- mentacionit të nevojshëm për certifikimin. "Kur flitet për një kompani që është mbajtëse e flamurit, flasim për një proces serioz. ' Air Albania' ka kaluar në fazat që duhen për t'u certifikuar prej disa kohësh. Është punuar për të kaluar fazën e trajnimeve, për të konsoliduar fazën e testimeve teknike, për të prodhuar të gjitha letrat dhe manualet që çojnë drejt certifikimit dhe sot ishim për të kolauduar marrëveshjen financia- re mes tri palëve që hap rrugën për certifikimin nga Autoriteti i Aviacionit Civil. Ky proces do të ndodhë në vijim në harkun e një jave apo 10 ditëve", tha Balluku. Nga ana tjetër, përfaqësuesi i "Tukrish" nënvizoi se shumë shpejt "Air Albania" do të jetë në qiell. "Jemi të lumtur që jemi këtu. Prej disa kohësh po punohej për infrastrukturën e ' Air Albania'. Ka përfunduar procesi teknik dhe jemi në fazën kur po përmbyllet procesi total. ' Air Albania' do të jetë së shpejti në qiell. Sot nënshkruam dokumentet e partneritetit dhe kthehem me shpresë në Stamboll", tha Ayci. Në 16 qershor të vitit të shkuar, qeveria përcaktoi për herë të parë procedurat për krijimin e shoqërisë "Air Albania", e cila do të operojë në fushën e transportit ajror. Tre ortakët e saj, sipas të njëjtit vendim, janë "Albcontrol", sh. a., që përfaqëson palën shtetërore shqiptare dhe dy subjekte të tjera, "Turkish Airlines" dhe "MDN Investment", sh. p. k. Sa u përket aksioneve, sipas regjistrimit në QKR të paktën 10 për qind janë të "Albcontrol", 41 për qind të "MDN Investment" dhe 49 për qind të "Turk Hava Yollari A. O".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.