Gazeta Shqiptare

PËRFITIMET

Kufijtë e pagesës dhe tarifat mujore. Kategoritë që mund të aplikojnë për sigurim vullnetar

- Voltiza Duro

Të gjithë të moshuarit që nuk i kanë plotësuar vitet e përcaktuar­a të punës me kontribute për të marrë pension apo të përfitojnë një masë më të lartë të tij mund të aplikojnë për sigurimin vullnetar. Sot, "Gazeta Shqiptare" publikon kriteret që duhet të plotësojnë të interesuar­it për këtë lloj sigurimi; ku në skemë përfshihen shtetasit shqiptarë që jetojnë në Shqipëri si dhe shqiptarët që jetojnë jashtë vendit. Sipas Institutit të Sigurimeve Shoqërore, në skemën e sigurimit vullnetar përfshihen të gjithë shtetasit shqiptarë që kanë mbushur moshën 18 vjeç dhe akoma nuk iu ka lindur e drejta për ndonjë përfitim nga skema e sigurimit të detyruar; ata që për një kohë dhe shkaqe të caktuara nuk mund të sigurohen nga skema e sigurimit të detyrueshë­m; si dhe personat që janë të siguruar në skemën e sigurimit të detyrueshë­m dhe kërkojnë që nëpërmjet sigurimit vullnetar të rrisin të ardhurat e tyre. ISSH bën me dije se edhe personat që nuk janë pjesëmarrë­s në skemën e të vetëpunësu­arve në bujqësi ose në rastet kur individi i interesuar ka lënë shtetësinë shqiptare, mund të bëjë sigurim vullnetar vetëm për periudhën nga 1.1.1994 deri në datën që ka lënë shtetësinë shqiptare. "Personi që ka paguar kontribut për sigurim vullnetar, pasi plotëson kushtet e përcaktuar­a në Ligjin nr. 7703, është përfitues, sipas rastit, i: pensionit të plotë të pleqërisë; pensionit të pjesshëm të pleqërisë; pensionit të reduktuar të pleqërisë; pensionit të invalidite­tit; pensionit të pjesshëm të invalidite­tit",- thekson ISSH.

FUSHAT QË MBULOHEN

Sipas ligjit "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", në sigurimin vullnetar bën pjesë edhe pensioni familjar. Kontributi vullnetar llogaritet në kufijtë e pagës minimale dhe maksimale të caktuar nga Këshilli i Ministrave dhe paguhet nga personi i siguruar në shumën dhe afatin e përcaktuar në kontratën e sigurimit vullnetar. Nëpërmjet sigurimit vullnetar mbulohen katër fusha të kësaj skeme që janë: sigurim vullnetar për vitin korent; sigurim vullnetar për periudha të kaluara; sigurim vullnetar për më shumë të ardhura si dhe sigurim vullnetar për degët e tjera të sigurimit. Ndërkohë pensioni i plotë i pleqërisë përfitohet me 36 vite e 4 muaj punë të siguruar, ndërsa pensioni i pjesshëm kërkon minimalish­t 15 vite

pune me sigurime. Për të përfituar pension nga shteti shqiptar, emigrantët duhet të paguajnë një pagesë kontributi prej 5184 lekësh në muaj. "Nëse do të parapaguan­i në fillim të periudhave do të ketë zbritje: 6% mbi shumën për një pagesë vjetore; 3% mbi shumën për një pagesë 6 mujore; dhe 1.5% mbi shumën për një pagesë 3 mujore. Ju mund të siguroheni edhe për vitet e kaluara dhe mund të futeni në këtë skemë pa qenë të siguruar më parë. Kontribuon­i për të kaluarën dhe të tashmen, t'ju sigurojmë të ardhmen!",- bën thirrje Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Por nëpërmjet sigurimit vullnetar, mund të përfitojnë jo vetëm emigrantët shqiptarë, por të gjithë qytetarët që jetojnë në Shqipëri e dëshirojnë të kenë një masë pensioni më të lartë se ai që është paracaktua­r më parë. Për të rritur masën e pensionit të moshuarit mund edhe të bëjnë paraprakis­ht një kërkesë në portalin qeveritar e- albania si dhe të dorëzojnë dokumentac­ionin e plotë që kërkohet në këto raste pakënaqësi­sh mbi pagesën.

SIGURIM VULLNETAR PËR VITIN KORRENT

Instituti i Sigurimeve Shoqërore bën me dije se masa e kontributi­t që duhet të paguhet për sigurimin vullnetar për vitin korrent nga personi i interesuar, është e barabartë me masën që paguhet për degën e pensioneve,

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania