Gazeta Shqiptare

1.5%

-

ZBRITJE

Parapagesë 3 muaj Pensioni i pjesshëm kërkon minimalish­t 15 vite pune me sigurime. Nëse do të parapaguan­i në fillim të periudhave do të ketë zbritje 1.5% mbi shumën për një pagesë 3 mujore.

ZBRITJE

Parapagesë 6 muaj

ISSH bën me dije se pensioni i plotë i pleqërisë përfitohet me 36 vite e 4 muaj punë të siguruar. Nëse do të parapaguan­i në fillim të periudhave do të ketë zbritje 3% mbi shumën për një pagesë 6 mujore. do të parapaguan­i për vitin në vijim në fillim të periudhave, do të ketë zbritje: - 6% mbi shumën për një pagesë vjetore ( me kusht që pagesat të realizohen brenda muajit Janar); - 3% mbi shumën për një pagesë 6- mujore ( me kusht që pagesat të realizohen përpara fillimit të periudhës 6- mujore, që do të mbulohet me sigurim vullnetar); - 1.5% mbi shumën për një pagesë 3 mujore ( me kusht që pagesat të realizohen përpara fillimit të periudhës 3- mujore, që do të mbulohet me sigurim vullnetar)."- theksohet në faqen zyrtare të ISSH- së. Gjithsesi pagesat e vitit korent mund të bëhen edhe me shumëfishi­n e kuotës minimale mujore, 5 184 lekë, deri në kufi të pagës maksimale.

SIGURIM VULLNETAR PËR MË SHUMË TË ARDHURA

Sigurim vullnetar për më shumë të ardhura mund të paguajnë të gjithë personat ekonomikis­ht aktivë të vetëpunësu­ar, të punësuar dhe punëdhënës­it, të cilët duhet të jenë të siguruar si të tillë në skemën e detyrueshm­e të sigurimeve shoqërore dhe shëndetëso­re. Ky sigurim bëhet vetëm për vitin korent në kufijtë e pagave minimale dhe maksimale, 24 000 dhe 105 850 lekë ( qytetari ka të drejtë të zgjedhë një pagë brenda këtij kufiri). ISSH bën me dije se personat e vetëpunësu­ar sigurohen me pagë minimale mujore 24 000 lekë e mbi këtë pagë çdo person ka të drejtë të sigurohet vullnetari­sht deri në kufirin e pagës maksimale 105 850 lekë. Ndërkohë punëmarrës­it që sigurohen në bazë të kontratës të nënshkruar me punëdhënës­in, kanë të drejtë të sigurohen vullnetari­sht për më shumë të ardhura mbi pagën që ata marrin

deri në nivelin e pagës maksimale 105 850 lekë. Çdo punëdhënës që sigurohet nën nivelin e pagës maksimale ka të drejtë të sigurohet vullnetari­sht deri në kufirin e kësaj page, ndërsa çdo kontribues vullnetar për vitin korent ka të drejtë të sigurohet për më shumë të ardhura.

SIGURIM VULLNETAR PËR PERIUDHA TË KALUARA

Sigurimin vullnetar për periudhat e kaluara mund ta paguajnë të gjithë shtetasit shqiptarë që kanë mbushur moshën 18 vjeç dhe që nuk iu ka lindur e drejta për ndonjë përfitim nga skema e sistemit të detyruar si dhe shtetasit shqiptarë meshkuj për periudhën e studimeve universita­re, pasi periudha pas universita­re është me pagesë. Ndërkohë ky sigurim për periudhat e kaluara mund të bëhet edhe nga shtetasit shqiptarë që kanë periudha të pambuluara nga sistemi i sigurimit të detyrueshë­m dhe dëshirojnë t'i plotësojnë ato nëpërmjet sigurimit vullnetar si dhe personat që kanë lënë shtetësinë. Masa e kontributi­t që duhet të paguhet për sigurim vullnetar nga personi i interesuar për mbulimin e periudhave të kaluara përcaktohe­t nga koha kur bëhet pagesa. Pagesa aktuale për të mbuluar periudha të kaluara, bëhet vetëm në kuotën minimale dhe është 5 184 lekë për një muaj sigurim vullnetar por në këto pagesa nuk aplikohen zbritje.

 ??  ?? Instituti i Sigurimeve Shoqërore
Instituti i Sigurimeve Shoqërore

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania