Ministria e Shëndetësisë ndalon reklamën për barnat që jepen me recetë nga mjeku
"Ja cili duhet të jetë një nga informacionet për publicitetin e barnave" Në listë edhe barnat narkotike dhe psikotrope
Reklamimi i barnave që jepen me recetë nga mjeku, do të ndalohet rreptësisht. Lajmi është bërë me dije ditën e djeshme, nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, e cila ka zbardhur pikat e rregullores më të re lidhur me mënyrën e kryerjes së publicitet të barnave në Republikën e Shqipërisë. "Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka miratuar rregulloren publiciteti i barnave përfshin çdo mënyrë informimi, lidhur me barin, pavarësisht llojit të medias me anë të së cilës do të zhvillohet, me qëllim promovimin e përshkrimit, shpërndarjes, shitjes dhe përdorimit të tij",- thuhet në njoftimin e MShMS. Në këtë të fundit theksohet se në rregulloren e miratuar saktësohet se publiciteti drejtuar popullatës, lejohet vetëm për barnat që janë pjesë e listës së barnave pa recetë ( barnat OTC). Publiciteti drejtuar popullatës është i ndaluar për barnat që shpërndahen kundrejt recetës së mjekut, dhe për të gjitha barnat narkotike dhe psikotrope, sipas ligjeve në fuqi në RSH.
PUBLICITETI I BARNAVE
Publiciteti i barnave për të cilat është e lejuar t'i drej- tohet popullatës, duhet të përmbajë të paktën një nga informacionet e përcaktuara. "Publiciteti duhet të përmbajë: Emrin tregtar të barit dhe emrin EPN të lëndës aktive, kur bari përmban vetëm një lëndë aktive; Informacionin e nevojshëm lidhur me mënyrën e duhur të përdorimit të barit; Informimin e pacientëve lidhur me leximin e kujdesshëm të fletudhëzuesit ose të udhëzimeve në paketimin e jashtëm ose në paketimin parësor të barit Rregullorja e re e miratuar përcakton, gjithashtu, edhe mënyrën e publicitetit të barnave përmes internetit",bën me dije Ministria e Shëndetësisë. Më tej në njoftim nënvizohet se përmbajtja e faqes së internetit duhet të ndahet, sipas kategorive të përdoruesve, në një seksion të destinuar për popullatën dhe në një seksion për profesionistët e kujdesit shëndetësor. Ndërkohë, faqet e destinuara për profesionistët e kujdesit shëndetësor duhet të mbrohen nga një emër përdoruesi dhe fjalëkalimi. Publiciteti i barit duhet të sigurojë që informacioni i transmetu-
"Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes
Sociale ka miratuar rregulloren publiciteti i barnave përfshin çdo mënyrë informimi, lidhur me barin, pavarësisht llojit të medias me anë të së cilës do të zhvillohet, me qëllim promovimin e përshkrimit, shpërndarjes, shitjes dhe
përdorimit të tij"
ar të jetë i vërtetë, shkencërisht i provuar, dhe në përputhje me kriteret etike, me qëllim që pacienti të trajtohet në mënyrën e duhur dhe racionale, pa keqorientuar profesionistët e shëndetit kur të rekomandojnë, përshkruajnë ose shpërndajnë barin, por edhe pacientët ( përdoruesit e barit), në rastet kur publiciteti i drejtohet popullatës. "Spoti publicitar, i cili do të aprovohet nga autoriteti shëndetësor përkatës ( AKBPM), të ketë gjuhë të pastër shqipe dhe të jetë lehtësisht i kuptueshëm nga popullata të cilës i drejtohet. Këto janë vetëm disa nga përcaktimet e bëra në rregulloren për publicitetin e barnave e publikuar në fletoren zyrtare më datë 12/ 02/ 2019 dhe mban Urdhrin Nr. 25, datë 17.1.2019",- nënvizohet në njoftim.