Gazeta Shqiptare

Jo më Kivanc Tatlitug, radhën e ka aktori shqiptar

-

fundmi, aktori me origjinë shqiptare Can Yaman ka fituar çmimin “Aktori në rritje i vitit” në Turqi, pas disa roleve të suksesshme dhe sidomos rolin në serialin “Erkenci Kus”. Aktori 29- vjeçar e mori çmimin e madh në mbrëmjen gala të “GQ Turkey Men of the Year”, një event që u mbajt në Stamboll. “GQ Men Of The Year” shpërndau çmimet për burrat dhe gratë që spikatën përgjatë vitit 2018. Yaman e nisi karrierën e aktrimit në vitin 2014, por popullarit­eti i tij u rrit ndjeshëm në vend me serialin “Erkenci Kus” që vijon transmetim­in e suksesshëm në Turqi. Paraqitja dhe fiziku në përmirësim të dukshëm i Yaman ka bërë që të zgjerojë bazën e ndjekësve, veçanërish­t tek femrat. Sipas medias turke, Yaman ka lindur në Stamboll nga një familje me origjinë shqiptare. Gjyshi i tij ka emigruar në Turqi nga Kosova, ndërsa gjyshja nga Maqedonia. Tashmë është radha e tij të korrë sukses dhe të adhurohet nga vajzat nëpër telenovela­t turke!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania