Gazeta Shqiptare

Më në fund publikohet kënga e re e Era Istrefit, që padyshim do jetë hiti i verës

-

kohë që e prisnim këngën e saj dhe pikërisht këtë të premte këngëtarja me famë botërore, Era Istrefi ka publikuar hitin e ri “Selfish”. Këngëtarja shqiptare vjen në bashkëpuni­m me dy dj të njohur, Dimitri Vegas & Like Mike. Klipi hapet me këngëtaren që ndodhet e shtrirë në një dysheme të mbushur me gota plastike pas një feste të çmendur që ka organizuar. Këngëtarja mban veshur një kostum të markës Versace dhe për pamjen e saj është kujdesur stilisti i njohur Justin Lynn. Pak ditë më parë, Era prezantoi këngën ritmike në një skene të madhe ku shfaqej duke performuar. Tepër ritmike dhe e fuqishme, jemi të sigurt që kjo do të jetë kënga e preferuar e club- eve në Shqipëri e Kosovë gjatë sezonin veror. Sukseset nuk po ndalin për këngëtaren shqiptare, pasi këtë vit ajo do të performojë edhe në kampionati­n botëror të futbollit për femra, që do të zhvillohet më 7 qershor- 7 korrik 2019 në Paris.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania