“Pse nuk e shohim më në Itali”, dy kërcimtarët që dolën në vend të katërt tek “Amici” në një romancë?

Klaudia Pepa në një lidhje të re? Fansat nuk i lënë rehat balerinët

Gazeta Shqiptare - - Sigurimi Vullnetar -

Shumë personazhe të famshëm shqiptarë ose të huaj, morën nga partnerët e tyre dhurata nga më të ndryshmet, nga ato më tradicionalet tek ato më uniket. Ndërkaq Klaudia Pepa ishte një prej tyre! Balerina e famshme shqiptare, ndau me ne një imazh shumë të veçantë, ku shfaqej e lumtur, me një gotë shampanjë në dorë, e rrethuar me zemra të kuqe, qirinj, lule dhe një atmosferë perfekte ku çdo vajzë do të ndihej si princeshë. Por e kontaktuar nga Klaudia u shpreh hapur se nuk kishte trokitur ende një dashuri e re në jetën e saj. “Çështja e fotos ishte ide e imja, pasi ishte thjesht sa për instagram. Kështu bëjnë shumë influencer të njohur në mbarë botën në raste festash apo tematikash të veçanta, ndaj dhe unë veprova njësoj”, ka thënë balerina. Por a të jetë kjo e vërtetë? Vipat e tjerë ‘ single’ nuk kanë paraqitur një atmosferë të tillë, përkundrazi i kanë bërë një dhuratë vetes, por disa detaje të tjera tërheqin vëmendjen lidhur me një mundësi të mundshme lidhjeje të balerinës me balerinin italian. Për koicidencë si Klaudia dhe Françesko Mariottini dolën të katërtit në radhë në konkursin e Amici në Itali. Një kërcim mjaft sensual i lidhi të dy, por jo vetëm. Në komentet e fansave shqiptarë dhe italianë ishte dikush që thoshte se Francesko nuk shihej më shpesh në Itali si dhe një mundësi lidhjeje midis tyre. Edhe pse të gjitha këto janë aludime, në kërcimin e tyre dukej se kishte më tepër se kimi mes kolegësh. “Princi im”, i quajtur nga Klaudia mund të jetë jo vetëm koleg, por mbase edhe në të vërtetë, dhe ende nuk i dihet! Por ajo që ne shohim është se vërtetë duket se janë një çift ( i vërtetë apo jo) shumë i bukur bashkë!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.