E larguan nga “Stop”, Alesia Bami tregon të vërtetën e punës së re

Tek “E Diell”? Ish- velina rrëfen se ku do ta shohim së shpejti

Gazeta Shqiptare - - Sigurimi Vullnetar - Pamela Aliaj

Pas një zhurme shumë të madhe, largimi i modeles Alesia Bami nga emisioni “Stop” ka qenë për një kohë të gjatë kryefjala e lajmeve të mediave rozë. Të dyja palët, duke qenë se është kërkuar një reagim, kanë dhënë versionet e tyre. Nga njëra anë modelja thotë se arsyeja ishte për shkak se zhvilloi intervistë tek “Ftesë në pesë” në “Top Channel.” Më pas balerina u ftua sërish në “Top Channel” ku deklaroi se tek “Stop” punonte pa kontratë dhe nuk ishte në dijeni të kushteve të punës. Ndërkohë, kjo deklaratë nuk u la me kaq nga ana tjetër. Së fundmi ishte vetë moderatori i “Stop”, Saimir Kodra, i cili reagoi duke ftuar vajzat që dinë të kërcejnë që të paraqiten për të qenë pjesë e emisionit dhe po ashtu pohoi se balerinat punojnë me kontratë dhe siguracione. Përpos kësaj, ‘ Stop’ tha se Bami nuk ishte aspak korrekte dhe nuk merrte leje në daljet e saj televizive. Por pas valës së pushimit nga puna, Alesia Bami u përfol se do të fillonte punë shumë shpejt tek “E Diell” në Top Chanel. Për ta vërtetuar këtë lajm e kemi kontaktuar modelen, e cila ka treguar të vërtetën lidhur me lajmin. Për “Bluetooth” të “Gazeta Shqiptare”, modelja ka thënë se nuk ka nisur ende asgjë konkrete. Për sa i përket pozicionit tek “E Diell” nuk është aspak i vërtetë si lajm. Ndërkohë që nuk mohoi se është në punë e sipër për të nisur një sezon të ri diku tjetër. Dhe e gjitha mbetet për t’u parë pasi modelja ta finalizojë kontratën por me siguri që do të jetë në ambientet e Top- it. Ndërkaq kujtojmë se për largimin e saj nuk ishte aspak e vështirë nga ana e “Stop” duke qenë se direkt ditën pasi ajo mori pjesë tek “Ftesë në pesë” të Bieta Sulos, u zëvendësua me dikë tjetër. Balerina që ka zënë vendin e Bamit është me origjinë nga Kumanova. Balerina 19vjeçare e quajtur Aulona Limani ishte në vend të Bamit direkt mbrëmjen e pushimit nga puna të Bamit. Dhe për të shuar kureshtjen e të gjithëve, gjatë puntatës së asaj nate të emisionit, gazetari Saimir Kodra ka zbuluar për publikun lidhjen e Aulonës me këngëtarin e njohur shqiptar, Ylli Limanin. Siç mund të kuptohet edhe nga mbiemri i njëjtë, ata kanë lidhje gjaku me njëri- tjetrin dhe këtë e ka pohuar edhe vetë Aulona përpara kamerës. Nga ana tjetër, se ku do ta shohim Alesian tanimë presim postimin që së shpejti do të dalë sipas modeles por që dihet se Top- i e sigurtë që i ka gjetur vendin e duhur.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.