Gazeta Shqiptare

Shën Valentini, ‘ serumi’ i së vërtetës së VIP- ave

Kush u lidh e kush u nda, njerëzit e famshëm rrëfehen me ‘ zemër në dorë’

- Pamela Aliaj

Edhe pse kanë kaluar dy ditë nga festa e të dashuruarv­e na ra në sy një element tepër interesant nëpër postimet në rrjetet sociale të VIP- ave tanë. Të gjithë ata që ne i mendonim të lidhur dhe për më tepër e ruanin në fshehtësi lidhjen, na dolën single, ndërkohë që, nga ana tjetër, këta ‘ single’ u rrëfyen më në fund në postimet e tyre duke shfaqur partnerët përkatës. Pastaj në listën tonë të mëposhtme kemi dhe nga ata që s’kanë për ta pranuar kurrë anën e tyre romantike, por ne do të vazhdojmë të shpresojmë se do ta shohim një ditë! Më poshtë ndiqni se si serumi i së vërtetës, që kemi dashur ta quajmë ditën e Shën Valentinit, i bëri VIP- at tanë të rrëfehen.

ÇIFTET E REJA QË ‘ ZBULOI’ SHËN

VALENTINI TREJSI SEJDINI

Emri i Trejsi Sejdinit u bë i famshëm kur ajo fitoi kurorën e Miss Universe. Bukuroshja me linjat seksi spikati menjëherë në skenën tonë, e që prej asaj dite shpesh e shohim online me detaje nga e saj luksoze. Duket se historia e dashurisë me partnerin e saj po shkon më së miri, ndaj këtë Shën Valentin, çifti ka zgjedhur ta shijojë nga Bali. Si asnjëherë më parë, Trejsi ka publikuar një foto me partnerin e saj, të cilën e ka fshirë vetëm pas pak minutash. Djaloshi që shihni në foto është i dashuri i saj prej disa vitesh. Në rrethet sociale në Tiranë ai njihet si biznesmen, ndaj dhe të dy e kanë luksin që të bëjnë një jetë përrallore. Dyshja prej disa muajsh ka nisur edhe bashkëjete­sën në një nga zonat më elitare të Tiranës.

CAPITAL T

E dashura” e re e Capital T “do i bëjë xheloze” të gjitha fanset e tij! Reperi i njohur Capital T është një artist shumë i dashur për publikun dhe vazhdon të jetë mjaft aktiv në rrjetet sociale. Ai përpiqet që nëpërmjet postimeve në ‘ Instagram’ të qëndrojë sa më pranë fansave duke ndarë me ta momente nga jeta e tij e përditshme. Megjithatë, si gjithë personazhe­t e tjerë, edhe Capitali ditën e ditën e Shën Valentinit ka publikuar një foto për festën e Shën Valentinit. Këngë- tari është fotografua­r me një arush pellushi në krahë, ndërkohë që në përshkrim të fotos ka sqaruar, që ky arush është dashuria e tij.” Bae për ditën e Shën Valentinit”, ka shkruar Trimi pranë fotos, e cila është komentuar gjatë, pasi të shumtë janë ata që e kanë pyetur nëse kjo është një dhuratë për të dashurën apo jo.

GENTA ISMAJLI

Genta Ismajli, e cila ndezi rrjetin me fotot me të brendshme. Edhe pse zbuloi shumë nga trupi saj, këngëtarja kosovare nuk zbuloi asgjë nga jeta private. GSH. al ka mundur të mësojë se Genta nuk është më beqare. Prej disa muajsh këngëtarja seksi është në një lidhje me një djalosh që jeton jashtë Shqipërisë. Dashuria mesa duket është edhe arsyeja që e ka mbajtur larg bukuroshen nga skena. Edhe pse këtë Shën Valentin ka zgjedhur të na zbulojë trupin dhe jo partnerin, bëhet me dije se Genta më në fund ka gjetur dashurinë. E derisa vetë ajo të vendosë të na zbulojë më shumë detaje rreth kësaj historie, ne do të vijojmë të

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania