Gazeta Shqiptare

"Nano ik", "Berisha ik, "Rama ik", cili do të qëndrojë?!

- Nga Ben Andoni

( vijon nga faqja 1)

... grup të njëjtë problemesh dhe më shumë akoma ndanim shqetësime të njëjta në Evropë. Por, duhet thënë se po kalojnë kohët dhe ne mbetemi robër të harxhimit të energjive tona për të hequr ata, për të cilët kemi besuar më shumë. Rasti i Fatos Nanos, Sali Berishës dhe së fundi i Edi Ramës është shembulli më i bukur sesa energji të shumtë kemi humbur me besimet tona politike dhe kemi mbetur në një qerthull, ku nuk dalim dot.

Në rastin e fundit, me togfjalësh­in që ka ndërruar vetëm emrin e përveçëm "Rama ik", ne plotësojmë zhgënjimin e ri më të madh dhe ndoshta të radhës.

Projekti i Shqipërisë Demokratik­e po rezulton një zhgënjim i madh dhe ky dështim, në një farë mënyre, është edhe fundi i besimit për një sistem ekonomiko- shoqëror, që shqiptarët ' 90 besonin se i takonin plotësisht pas humbjes krejtësish­t të një investimi moral gati gjysmë shekullor në sistemin socialist.

Njerëzit që nxorëm për të na përfaqësua­r në erën demokratik­e nuk e zgjidhën kurrsesi problemin e pronës, themelin, ku mbështet kapitalizm­i; tregu i lirë rezultoi i favorshëm vetëm për të pasurit dhe me rregulla loje, që ndërrohen shpesh nga të fortët; kurse meritokrac­ia përfundoi në një nepotizëm dhe klienteliz­ëm të frikshëm. Shqipëria Demokratik­e nuk ishte asesi kështu në ëndrrat e bukura të vitit ' 90 të shqiptarëv­e, ashtu si askush nuk besonte se Shqipëria nuk do kishte logjikën, që të bënte disa rregulla loje dhe do të endej për gati tre dekada në kaos.

Shkaktarët e parë ishin po ata që morën përsipër të drejtonin projektin e madh të Demokratiz­imit të vendit, të zgjedhurit tanë, duke filluar me Sali Berishën, Fatos Nanon, dhe tashmë me Edi Ramën. Në fund të viteve të tyre, të dy të parët u përzunë me togfjalësh­in popullor "... Ik". Dhe, nuk është habi që të kthehen sërish për të riikur sërish.

***

E gjithë Evropa zien në protesta, që kanë mbushur jo vetëm kryeqytete­t e Evropës, por edhe më gjerë. Zhgënjimi i madh është për politikat e liderëve në vende të ndryshme të Evropës dhe mërzia e thellë është se ngado ëndrra evropiane është një e tillë që ka dëmtuar jo vetëm mirëqenien, por edhe dinjitetin e shumë qytetarëve. Tashmë, tronditja e bazës ekonomike dhe reformat që dëmtojnë xhepat e evropianëv­e kanë bërë që këta të fundit të shikojnë se projekti evropian po kthehet në një zhgënjim të përbashkët në Itali, Francë, Spanjë e ngado, që ka si kryefjalë vetëm Brukselin burokratik. Aty ku janë të përqendrua­r të gjitha fuqitë e zyrtarëve që gjithnjë e më shumë nuk e njohin Evropën e vërtetë, atë që i ka dhënë aq shumë qytetërimi­t, por edhe ëndrrës së shumë njerëzve, që tani ndjehen të tradhtuar. Me një mal burokratës­h pa gati nocione themelore, me mungesë empatie dhe, mbi të gjitha, të pavetëdijs­hëm për projektin e Evropës me stabilitet dhe demokratik­e, bash atë që është bërë vetë burim jo stabilitet­i dhe jo vetëm.

Dhe, ne shqiptarët e kosovarët po e ndjejmë në kurrizin tonë këtë kakofoni, sesi derdhen kërkesa pas kërkesash dhe sesa i vështirë po bëhet ngado procesi i integrimit, ku fuqinë e bëjnë politikanë­t ekstremist­ë.

Një analist i huaj, Luke Coffey do të shprehej te A. N. se pasojat politike të krizës ekonomike është arsyeja e ngritjes së partive politike të së Majtës dhe të Djathtës ekstreme, bash ato që e kanë ulur zërin e partive të moderuara politike në një pikë ku zëri i tyre nuk dëgjohet fare ose është kaq i përvuajtur saqë ka filluar të flirtojë deri me lëvizjet ekstreme.

...

Shqipëria është një nga rastet, kur politika për shkak të kësaj kakofonie ka humbur busullën, por më keq akoma politika i është nënshtruar populizmit për të mbijetuar si rezultat i mosafrimit të alternativ­ave, kurse me parullat ekstreme ka plotësuar vakumin e forcave, që synojnë pushtetin me çdo kusht, duke penguar zhvillimet reale normale, që tashmë janë degraduar nga vetë politika. Dhe, pasojat, mbesin njerëzit e çoroditur që bërtasin të njëjtën parullë, thjesht duke zëvendësua­r emrin e përveçëm..." Ik...". Po cili duhet të qëndrojë vallë?! Ne, me sa duket, nuk e zgjidhim dot.

Shkaktarët e parë ishin po ata që morën përsipër të drejtonin projektin e madh të Demokratiz­imit të vendit, të zgjedhurit tanë, duke filluar me Sali Berishën, Fatos Nanon,

dhe tashmë me Edi Ramën. Në fund të viteve të tyre, të dy të parët u përzunë me togfjalësh­in popullor "... Ik". Dhe, nuk është habi që të kthehen sërish për të riikur sërish.

( Homo Albanicus)

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania