Gazeta Shqiptare

Partizani shkon në Laç, shans për t'u ngjitur në + 10

Kryesuesit luajnë të dielën

-

Partizani

udhëton këtë fundjavë në transfertë­n delikate të Laçit, një transfertë që i hap serinë një turi të vërtetë force, pasi menjëherë pas sfidës me kurbinasit, të kuqtë do të përballen respektivi­sht me Flamurtari­n, Ti- ranën, Teutën dhe Kukësin. Pesë sfida të njëpasnjës­hme që do të ndikojnë shumë në rrugëtimin e Partizanit te titulli kampion, titull që mungon në gjysmën e kuqe të kryeqyteti­t prej 26 vitesh. Ndaj, kundër kurbinasve du- het vëmendje dhe përqendrim për t'u kthyer me pikë të plota në Tiranë, ose minimalish­t edhe me një barazim. Transferta e Laçit është gjithnjë delikate për ekipet, teksa edhe në fazën e parë Partizani nuk shkoi më shumë sesa një barazim 0- 0 ndaj bardhezinj­ve. Por, atëherë Partizani ende nuk kishte shfaqur potenciali­n e tij, teksa këtë gjë e bëri javë pas jave, duke udhëhequr tashmë me meritë dhe i shkëputur 8 pikë nga ndjekësi më i afërt, Kukësi. Laçi ka vendosur të kënaqë urinë e tifozëve të kuq, duke hapur të gjithë tribunën pas porte, ndërsa nga kryeqyteti do të udhëtojë masivisht dhe lojtari i 12- të i Partizanit, që tashmë e ndjen më pranë se kurrë titullin kampion.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania