Gazeta Shqiptare : 2019-02-16

Sigurimi Vullnetar : 22 : 22

Sigurimi Vullnetar

22 - SPORT 2019 E shtunë Shkurt 16 Jeton Selimi N jë ndeshje e çmendur në Durrës, një fitore e jashtëzakonshme e Teutës, që përmbys Kukësin e projektuar për kampion dhe i merr vendin e dytë në renditje. Në "Niko Dovana", tifozët e kampionatit shqiptar kanë shijuar një nga ndeshjet më të bukura të këtij sezoni. Një 90- minutësh që ka kurorëzuar fituese Teutën, e cila tashmë merr vendin e dytë dhe shndërrohet në antagonisten kryesore të Partizanit. Bledi Shkëmbi kishte hedhur nga minuta e parë kroatin Tomislav Bushiç, ndërsa Cungu, sikundër ishte paralajmëruar, la në stol Vasil Shkurtajn për Rexhinaldon. Sfida nis e shpejtë dhe menjëherë Teuta orientohet drejt sulmit, me Kukësin që has vështirësi të fitojë terren. Në minutën e 27- të kemi një pengim në zonë të Kamara nga Xharia, por ndonëse kontakti është evident, kryesori Juxhin Xhaja ka preferuar të vijojë lojën. Në minutën e 37- të do të zhbllokohet sfida, por golin e shënon Kukësi. Një gjuajtje e rreptë e Rexhinaldos nga rreth 20 metra shkon në këndin e poshtëm të Hidit, duke u dhënë verilindorëve epërsinë dhe me këtë rezultat ekipet shkojnë në dhomat e zhveshjes. Edhe pjesa e dytë do të jetë fotokopje e së parës, Teuta këmbëngul, ndërsa Kukësi mbron rezultatin. Në këtë fraksion loje do të jetë skuadra e Cungut, që do të ketë rastin e artë për ta çuar ndeshjen në 2- 0, por vetëm Rroca mund ta shpjegojë sesi e humbi atë rast përballë Hidit. Shkëmbi shton forcat sulmuese, duke hedhur Latif dhe Teuta menjëherë bën përmbysjen e madhe. Në minutën e 69- të, një gjuajtje e Latif përplaset në dorën e Cuculit dhe Xhaja akordon një goditje dënimi, të cilën e merr përsipër Progni, që do të shënojë një eurogol. Kukësi tronditet dhe do të pësojë golin e dytë. Tjetër goditje dënimi nga Progni, kësaj radhe harkim në zonë dhe pas amullisë do të shfaqet Renato Arapi, që shënon golin e epërsisë për vendësit. Kukësi do të hidhet i gjithi përpara sepse nuk ka çfarë më të humbasë, ndërsa në kohën shtesë, në goditjen e këndit të parë të ndeshjes, do SUPERLIGA Java e 22- të Të premten Teuta - Kukësi 2- 1 Të shtunën Tirana - Luftëtari 17: 00 Të dielën Kamza - Kastrioti 14: 00 Laçi - Partizani 14: 00 Flamurtari- Skënderbeu17: 00 PRINTED AND DISTRIBUTED BY PRESSREADER PressReader. com + 1 604 278 4604 ORIGINAL COPY . ORIGINAL COPY . ORIGINAL COPY . ORIGINAL COPY . ORIGINAL COPY . ORIGINAL COPY COPYRIGHT AND PROTECTED BY APPLICABLE LAW

© PressReader. All rights reserved.