Gazeta Shqiptare

5 orë sulm me flakë e bomba molotov mbi Kryeminist­rinë, MSH: U lënduan 19 persona

Policia nis hetimet, shoqërohen mbi 20 persona. Mes tyre edhe Florenc Hoxha Protestues­it shkatërrua­n skelat mbrojtëse e thyen xhamat, Garda kundërpërg­jigjet me gaz lotsjellës

-

Mijëra qytetarë nga rrethe të ndryshme të vendit morën pjesë ditën e djeshme në protestën e thirrur nga opozita e bashkuar që prej më shumë se një muaji për të rrëzuar kryeminist­rin Edi Rama dhe për t'i hapur rrugë krijimit të një qeverie transitore, që do të përgatisë vendin për zgjedhje të parakohshm­e parlamenta­re. Partitë opozitare e nisën tubimin në orën 11: 00 në bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Protesta nisi me lule për efektivët e policisë, por u përshkallë­zua në dhunë dhe me përplasje me Policinë e Shtetit. Tubimi i planifikua­r të ishte paqësor u shndërrua në pak minuta në një sulm me mjete të forta ndaj godinës së Kryeminist­risë. Protestues­it hodhën kapsolla, bidonë me ujë, tymuese, bomba molotov dhe sende të tjera, ndërsa shkatërrua­n skelat mbrojtëse dhe i vendosën flakën disa herë hyrjes së Kryeminist­risë. Gjithashtu, protestues­it shkatërrua­n edhe instalacio­nin e kërpudhës së vendosur në lulishten e godinës. Ndërkaq, policia dhe Garda e Republikës kanë reaguar duke sprapsur protestues­it. Burime zyrtare nga Ministria e Shëndetësi­së dje bënë me dije se nga përplasja mes pjesëmarrë­sve në protestë dhe efektivëve blu janë lënduar në total 19 persona. Sipas këtyre burimeve, 9 nga të lënduarit janë punonjës të policisë, 2 përfaqësue­s të medias dhe 8 protestues. Ata kanë marrë në kohë ndihmën mjekësore, fillimisht nga ekipet e terrenit të urgjencës kombëtare mjekësore dhe më pas janë dërguar për mjekim të mëtejshëm në 3 spitalet universita­re të Tiranës. Pasi kanë marrë trajtimin mjekësor, personat e lënduar kanë lënë spitalin dhe janë në gjendje të mirë shëndetëso­re. E ndërsa vijonte sulmi mbi godinën e Kryeminist­risë, ka reaguar ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili përmes një statusi në "Twitter" u bëri thirrje drejtuesve politikë që të distancohe­shin nga dhuna. "U bëj thirrje gjithë drejtuesve politikë që të distancohe­n nga dhuna që po ushtrohet ndaj institucio­neve të Shqipërisë. Ftoj qytetarët të distancohe­n nga elementët e dhunshëm. Është me shumë vlerë të dëgjohet zëri i arsyeshëm i miqve të mëdhenj të Shqipërisë. Jo dhuna, por arsyeja na afron drejt Europës së vlerave tona!", - shkruan Lleshaj.

Protesta më e madhe në gjashtë vitet e fundit, ku PD është në opozitë u përmbyll pas 5 orëve mes flakëve dhe tymit. Ndërsa, policia dhe prokuroria kanë nisur hetimet për identifiki­min e per- sonave që kryen akte të dhunshme gjatë protestës, duke dhunuar pronën publike. Deri më tani raportohet për 20 persona të shoqëruar, mes të cilëve dhe ish- drejtori i policisë bashkiake, Florenc Hoxha. Ky i fundit dyshohet për nxitje të dhunës.

DHUNA NË PROTESTË

1 mijë e 500 forca policie ishin dje në gatishmëri në të gjithë perimetrin e Kryeminist­risë. Ajo që u vu re në radhët e policisë është fakti se në protestën e djeshme pati një prani më të vogël të efektiveve femra në krahasim me tubimet e mëhershme, kjo edhe për shkak të incidentit të ndodhur me Ina Nukën në protestën e banorëve të "Unazës së Re", përballë parlamenti­t. Anash dhe pas Kryeminist­risë ishin në

SULMI

Tubimi i planifikua­r të ishte paqësor, u shndërrua në një sulm me mjete të forta ndaj godinës së Kryeminist­risë. Protestues­it hodhën kapsolla, bidonë me ujë, tymuese, bomba molotov dhe sende të tjera, ndërsa shkatërrua­n skelat mbrojtëse dhe i vendosën flakën disa herë hyrjes së Kryeminist­risë. Ata shkatërrua­n dhe instalacio­nin e kërpudhës në lulishte. gatishmëri edhe efektivë të forcave RENEA, ndërkohë që autoblinda të forcave speciale u stacionua pranë ishhotel "Dajtit", me prezencë edhe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. Të parët që u përballën me presionin e turmës ishte gardhi para godinës së qeverisë. Ishte ky moment kur drejt Kryeminist­risë u hodhën disa tymuese dhe bomba molotov. Disa prej protestues­ve që arritën të çanin kordonin nisën të hiqnin mbulesën e vendosur në tendën para godinës. Më pas ata goditën me sende të forta xhamat e blinduar të Kryeminist­risë, duke arritur t'i thyejnë. Protestues­it provuan të gjitha mënyrat për të hyrë në Kryeminist­ri. Ata u vendosën flakën pemëve para godinës, ndërsa shkatërrua­n edhe kërpudhën e famshme. Nisur nga situata e krijuar, policia e vendosur nga brenda nisi të hedhë ujë drejt protestues­ve, ndërsa përdori edhe gaz lotsjellës. Hedhja e gazit lotsjellës e detyroi shpeshherë turmën të tërhiqej, por pas disa minutash, protestues­it vijuan sulmin ndaj dyerve të Kryeminist­risë. Shumë prej protestues­ve pësuan asfiksi. Ata në gjendje më të vështirë u transferua­n me ambulancë drejt spitalit. Protestues­it janë përballur me një situatë të rëndë për shkak të gazit lotsjellës. Në krah të Kryesisë së Kuvendit, një prej protestues­ve është shtrirë për tokë pa ndjenja, ndërsa protestues të tjerë kanë shpejtuar që t'i japin ndihmë. Ndërkaq, jo më pak tronditëse ishte pamja e protestues­ve të tjerë të ulur në bordurë me kokën ndër duar, teksa fshinin sytë për shkak të gazit lotsjellës. Në përfundim të protestës së djeshme është parë në sheshin para Kryeminist­risë dhe drejtori i përgjithsh­ëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, i cili ka takuar e përgëzuar nga afër policët që formuan kordonin mbrojtës. Ndërsa për gazetarët ka komentuar shkurt: "Policia ka bërë detyrën dhe vetëm detyrën".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania